Politike

“Dyshoj se është femër, më kërkoi 4 mijë euro”, Kapllanaj flet pas shantazhit: Pretendonte se kishte motrën sëmurë

Kapllanaj ka pohuar se ndihet i indinjuar nga veprime të ulëta të njerëzve të papërgjegjshëm të cilët tentojnë t’i prishin imazhin.

2 Tetor 2024, 10:17 Nga I.A
“Dyshoj se është femër, më kërkoi 4 mijë
Agron Kapllanaj

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj ka folur pasi e kanë shantazhuar me foto e video intime të modifikuara. I pyetur nga News24, Kapllanaj ka pohuar se ndihet i indinjuar nga veprime të ulëta të njerëzve të papërgjegjshëm të cilët tentojnë t’i prishin imazhin. Po ashtu ai thekson se personi që e ka shantazhuar është femër dhe se i ka kërkuar 4 mijë euro. 

“Personi që më ka nisur fotot e modifikuara dhe i ka shpërndarë te miqtë e mi, dyshoj se është femër dhe më ka kërkuar një shumë prej 4000 eurosh. I kam thënë që nuk është kjo rruga për të kërkuar para dhe nëse do më kishte kërkuar ndihmë të sinqertë për të ndihmuar motrën e sëmurë siç pretendonte, nuk do ia kisha kursyer mbështetjen financiare. Këto imazhe të sajuara nuk më cenojnë aspak, ndaj do t’u drejtohem organeve ligjzbatuese për të bërë kallëzim”, ka deklaruar Kapllanaj.

agron kapllanaj

Sondazh

Poll