1 Tetor 2024, 22:26
Nga r.ll
michael martens
TIRANË- Gazetari i njohur Michael Martens ka komentuar deklaratën e kolegëve gjermanë, Peter Tiede dhe Mathieu von Rohr se kryeministri Edi Rama ka telefonuar ekipin e tyre që të ndikojë në raportin e medias "Der Spiegel".
I ftuar në një lidhje të drejtëpërdrejtë në Syri Tv, Martens e cilëson veprimin e kryeministrit Rama si një mungesë kontrolli të impulseve personale dhe si diçka aspak profesionale. Gazetari i Frankfurter Allgemeinen Zeitung, ngriti gjithashtu pyetjen se nëse Rama e bën këtë me gazetarët ndërkombëtarë atëherë çfarë ndodh me gazetarët në Shqipëri?
Pyetje: Një reagim apo telefonate e drejtpërdrejtë ose jo ndodh në perëndim por në këtë rast çfarë e bën histori interesante dhe pse justifikohet ky reagim profesional i gazetarëve. Çfarë ka këtu për tu mërzitur apo nervozuar nëse kryeministri merr në telefon?
Martens: Unë nuk di shumë raste në perëndim kur një kryetar qeverie të marrë në telefon personalisht gazetarët dhe tu thotë si ti redaktojnë historitë e tyre, mua personalisht nuk më ka ndodhur kurrë. E konsideroj një mungesë kontrolli të impulseve tua personale dhe ne sigurisht zemërohemi dhe duam që të telefonojmë dikë dhe ti tregojmë arsyet përse jemi të zemëruar me ta por zakonisht nuk e bëjmë sepse nuk është diçka shumë profesionale, sidomos për një kryetar qeverie dhe kjo pikërisht tregon një mungesë kontrolli të impulseve.
Pyetje: Reagimi i Mathieu von Rohr, dhe reagimi i personave që kanë ndjerë ndikimin e pushtetit edhe në Shqipërinë e vogël, reagimi i tyre është i tanishëm por komunikimi mes tyre dhe institucioneve të tyre me kryeministrin është i hershëm, pse mendoni se ju keni reaguar pothuajse një zë pikërisht tani, ngrini zërin për një sjellje të mundshmë diktatoriale të liderëve ballkanas Ramës dhe Vuçiç. Pse ky reagim tani? çfarë ka ndryshuar në prespektivën tuaj në këto vende?
Martens: Unë pashë se çfarë kishte ndodhur me kolegët e mij, ndaj postova në X, ishte si një këmbanë pra pasi kam dëgjuar këtë histori shumë hërë me variacione të ndryshme por e njëjta gjë, shkrujanë diçka kritike për Ramën dhe pastaj papritur u vjen një telefonatë nga vetë Rama që është realisht shumë e pazakontë por edhe tipike sepse i ka ndodhur disa kolegëve tashmë që më kanë thënë, mua nuk më ka ndodhur sepse nuk shkruaj për Shqipërinë por u ka ndodhur shumë kolegëve. Nuk e di nëse do te flisnim për sjellje diktatoriale por do ta quaja shumë jo profesionale, sepse për ne perëndimorët nuk ekziston ky kërcënim. Është diçka e pazakontë dhe paksa qesharake dhe tregon me sjelljen e nje kryetari qeverie dhe çfarë i ndodh një gazetari që punon në Shqipëri. Nëse e bën këtë me ne atëherë çfarë ndodh me gazetarët në Shqipëri?
michael martens
Politike
1 Tetor 2024, 22:09
r.ll
michael martens
TIRANË- Gazetari i njohur Michael Martens është shprehur se ekziston rreziku se të dyja palët (Serbia dhe Kos...
Politike
1 Tetor 2024, 22:03
N.F
Belind Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka folur për aksioni...
Politike
1 Tetor 2024, 21:39
r.ll
saimir korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur mbrëmjen e sotme për procedimin penal dhe përjas...
Politike
1 Tetor 2024, 19:48
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar djegien e karrigeve nga deputetët e opozitës para Kuvend...
Politike
1 Tetor 2024, 19:50
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve të...
Politike
1 Tetor 2024, 19:38
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme është ndalur t...
Politike
1 Tetor 2024, 19:13
N.F
Rama dhe Tiede
GJERMANI- Gazetari i njohur i "BILD", Peter Tiede së fundmi ka komentuar një postim të një kolegu të tij i cili shk...
Politike
1 Tetor 2024, 18:56
N.F
Balluku
BERLIN- Ditën e sotme në Berlin, u zhvillua Dialogu Global i Berlinit, në të cilin mori pjesë ministrja e Infrastrukt...
Politike
1 Tetor 2024, 18:26
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë,Ilir Meta gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Drejtu...
Politike
1 Tetor 2024, 17:57
r.ll
fatos lubonja
TIRANË- Ambasada amerikane, britanike dhe delegacioni i BE-së kanë reaguar sot lidhur me revoltën e Partisë Demokrat...