Politike

Berisha për djegien e karrigeve jashtë parlamentit: Rama pa tek flakët zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit

Sipas liderit të opozitës, ai zjarr ka tmerruar "diktaturën" dhe narkokracinë".

1 Tetor 2024, 19:48 Nga r.ll
Berisha për djegien e karrigeve jashtë parlamentit: Rama pa tek
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar djegien e karrigeve nga deputetët e opozitës para Kuvendit.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama pa tek ato flakë atë që e quan "zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit". Sipas liderit të opozitës, ai zjarr ka tmerruar "diktaturën" dhe narkokracinë".

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Miqtë e mi, 10 karrige u dogjën në oborrin e parlamentit. U dridh diktatura. U tmerrua narkokracia. Edi Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit.

Linda Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë pasuritë përrallore që ka vendosur gjatë këtyre viteve si prestanome e Edi Rama. Lubi Balluku pak tek flakët zjarrin që do të djegë me forcën e ligjit dhjetëra e dhjetëra në mos qindra milionë euro që kjo lubi që u ka plaçkitur shqiptarëve duke ndërtuar rrugët me çmime 10 herë më të larta se sa në Kroaci.

Korba e Kovidit pa tek flakët zjarrin që do të djegë dhjetëra e dhjetëra milionë euro të vjedhura me ilaçe, me sterilizime, me procedura, me aparatura të të sëmurëve shqiptarë. Taulant Balla pa tek flakët e parlamentit zjarrin që do të djegë lidhjet e tij me krimin, implikimin e tij në trafiqe, vrasja.

Forca e ligjit do të jetë e pamëshirë ndaj tij. Gjiknuri, resortet turistike në jug. Miqtë e mi, kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka krijuar një frikë dhe tmerr më të madh. Kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka tmerruar një regjim dhe një klikë sa flakët e atyre karrigeve në oborrin e parlamentit.

sali berisha

Sondazh

Poll