Politike

Michael Martens: Rama dhe Vuçiç përdorin metoda për të ruajtur fuqitë e pushtetin, BE i lejon dhe vazhdon me "biznesin politik"

Gazetari tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama e dinë shumë mirë se anëtarësia në BE, nuk do të n

1 Tetor 2024, 22:09 Nga r.ll
Michael Martens: Rama dhe Vuçiç përdorin metoda për
michael martens

TIRANË- Gazetari i njohur Michael Martens është shprehur se ekziston rreziku se të dyja palët (Serbia dhe Kosova) të kenë një marrëveshje në kosto të demokracisë.

I ftuar në Syri Tv përmes një lidhje live, gazetari tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama e dinë shumë mirë se anëtarësia në BE, nuk do të ndodhë as sot as nesër as për 10 vite pavarësisht se kush është në fuqi në Beograd dhe në Tiranë, sepse nuk do Evropa.

Dhe sipas gazetarit, kështu ata kanë zgjedhur metoda të reja që kanë të bëjë më ruajtjen e fuqisë, me pushtetin dhe ndërkohë BE, nga ana tjetër thotë se për sa kohë ka stabilitet dhe nuk dëgjojmë për ndonjë problem lë të rrijnë vendet sic janë dhe ne ndërkohë të vazhdojmë me "biznesin politik", sipas tij me stabilokraci.

"Siç e dini janë masat e Bashkimit Evropian kundër Kosovës ku mund të konsiderohen edhe si sanksione ku në të njëjtën kohë nuk ka asnjë masë kundër Serbise. Kur shikoni përshembull sjelljen e të dyja vendeve gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit është një situatë asimetrike për të thënë më të paktën, pra ekziston rreziku se të dyja palët të kenë një marrëveshje në kosto të demokracisë. Duket se Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama e dinë shumë mirë se do të thotë se anëtarësia në BE, nuk do të ndodhë as sot as nesër as për 10 vite pavarësisht se kush është në fuqi në Beograd dhe në Tiranë sepse nuk do Evropa. Dhe kështu ata kanë zgjedhur metoda të reja që kanë të bëjë më ruajtjen e fuqisë, me pushtetin dhe ndërkohë BE, nga ana tjetër thotë se për sa kohë ka stabilitet dhe nuk dëgjojmë për ndonjë problem, lë të rrijnë sic janë dhe ne ndërkohë të vazhdojmë me ‘biznesin politik’, stabilokraci sic ju e përmendët."- u shpreh gazetari.

 

michael martens aleksandar vuçiç edi rama

Sondazh

Poll