Politike

Berisha: Mosbindja civile është bekimi i Zotit! Është ajo që presin miqtë e vërtetë të Shqipërisë dhe jo McGonigalër dhe monstra të tjera

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se mosbindja jonë civile është bekimi i Zotit. Ai më tej tha se mosbindja civile është ajo që presin shqiptarët në të katër anët e dheut.

1 Tetor 2024, 19:50 Nga N.F
Berisha: Mosbindja civile është bekimi i Zotit! Është ajo
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se mosbindja jonë civile është bekimi i Zotit.

Ai më tej tha se mosbindja civile është ajo që presin shqiptarët në të katër anët e dheut. Berisha shtoi se ky mision nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë, por triumfi i saj kundër mafies ndërkombëtare është i një rëndësie të madhe për qytetarët europianë, për qytetarët e SHBA, për njerëzit e lirë në mbarë botën, të cilët nuk pajtohen kurrë me burgosjen politike.

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi, mosbindja jonë civile është bekimi i Zotit. Është ajo që presin shqiptarët në të katër anët e dheut. Është ajo që presin miqtë e Shqipërisë, miqtë e vërtetë të Shqipërisë dhe jo McGonigalër dhe monstra të tjera. Ndaj dhe ky mision, kjo betejë nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë, por triumfi i saj kundër mafies ndërkombëtare është i një rëndësie të madhe për qytetarët europianë, për qytetarët e SHBA, për njerëzit e lirë në mbarë botën, të cilët nuk pajtohen kurrë me burgosjen politike.


Të cilët nuk shiten dhe blihen me para krimi, por qëndrojnë për ligjin dhe Kushtetutën, për të drejtat e njeriut dhe dinjitetin. Ndaj dhe beteja jonë është frymëzuese. Beteja jonë brirët e shpresës për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo. Janë lajmi më i madh, më i mirë që ne përcjellim tek të gjithë zyrtarët, tek të gjithë qytetarët e vendeve mike dhe partnere në mbarë botën, të cilët nuk pajtohen kurrë me narkoshtetin në Shqipëri, me burgjet politike në Shqipëri. Nuk pajtohen kurrë me vjedhjet e tmerrshme që qeveria u bën shqiptarëve, me urinë e fëmijëve në një vend të bekuar si Shqipëria. Nuk pajtohen kurrë me tonelatat e narkoeurove që vërshojnë në këtë vend dh që përzënë shqiptarët nga Shqipëria. Nuk pajtohen kurrë me boshatisjen e këtij vendi të bekuar.

berisha proteste

Sondazh

Poll