1 Tetor 2024, 17:20
Nga r.ll
fatos lubonja
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e djeshme të opozitës në parlament dhe kaosin e shkaktuar në seancë plenare. Lubonja tha për News24 se djegien e karrigeve në parlament e sheh si një akt simbolik. Sipas Lubonjës, të gjitha pushtetet janë në duart e një partie politike, duke shtuar se në Shqipëri po instalohet një regjim.
Ai u shpreh më tej se vendimi për Salianjin ishte i diktuar. Lubonja ka komentuar edhe reagimin e ambasadorëve të huaj në vendin tonë, ku tha se reagimet e tyre mungojnë për korrupsionin dhe kriminalitetin në vend.
"Djegia e karrigeve është akt simbolik, duke thënë se roli ynë si deputet është zero, sepse jetojmë në një vend, ku nuk përfillet opozita. Duhet të nisemi nga çfarë ka ndodhur, që shkaktoi zjarrin. Ajo që ka ndodhur është problematike. Nuk është problemi se është dënuar Salianji, por si funksionon sistemi. Të gjitha pushtetet janë në duart e një partie. Këtu dominon një parti, që merr të mirat e pushtetit dhe pjesa tjetër ka mbetur jashtë loje. Për fat të keq, shqiptarët më së tepërmi ngrihen për interesa sesa për demokracinë. Prsh më 1997 shqiptarët u çuan në protesta, pasi iu prek interesi, sepse humbën shtëpitë.
Për mendimin tim, vendimi për Salianjin është i diktuar. Ambasadorët reagojnë për dhunën në parlament, por nuk reagojnë për korrupsionin dhe kriminalitetin në vend. Në Shqipëri po instalohet një regjim. Një pjesë e ndërkombëtarëve janë bërë palë me qeverinë. Për mua opozita duhet t’i thotë këto gjëra, jo të kritikojë SHBA-të, por gjuhën e disa ambasadorëve, që reagojnë për protestat e opozitës, por jo gjëra të tjera problematike.", tha analisti.
fatos lubonja
Politike
1 Tetor 2024, 17:00
N.F
Kuvendi
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka reaguar në lidhje me raportimet se PS...
Politike
1 Tetor 2024, 16:26
r.ll
kuvendi dje
TIRANË- Nesër në 15:00 dotë zhvillohet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, pasi PS kërkoi masë disiplin...
Politike
1 Tetor 2024, 15:31
r.ll
ambasada britanike
TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas protestës së deputetëve të opozitë në s...
Politike
1 Tetor 2024, 14:42
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke kërcyer nën ritme...
Politike
1 Tetor 2024, 14:28
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar pezullimin e dënimit me burg. Mësohet se Salianji me anë t...
Politike
1 Tetor 2024, 14:25
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish pas revoltës së dj...
Politike
1 Tetor 2024, 14:23
M.B
Karrige të djegura para Kuvendit të Shqipërisë. Tiranë, 30 shtator 2024.
TIRANA- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kan&eum...
Politike
1 Tetor 2024, 14:10
M.B
Djegia e karrigeve para Kuvendit
TIRANA-
Përfaqësuesit e opozitës si Dhurata Çupi apo Eno Bozdo kanë reaguar pas paralajm...
Politike
1 Tetor 2024, 14:04
Blerina Gjoka
Kuvendi
TIRANA- Gjatë seancës plenare të hënën pasdite, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe dogj&...
Politike
1 Tetor 2024, 13:42
I.A
Oerd Bylykbashi
GJERMANI- Partia Demokratike është rikthyer më të drejta të plotë në Partitë Popullore Europiane ku...