Politike

Revolta e PD-së në Kuvend/ Ambasada britanike: Partitë politike të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare

Po ashtu në reagim dënohet aktiviteti që sipas tyre synon "të minojë" këto parime.

1 Tetor 2024, 15:31 Nga r.ll
Revolta e PD-së në Kuvend/ Ambasada britanike: Partitë politike
ambasada britanike

TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas protestës së deputetëve të opozitë në seancën e djeshme plenare. Në reagimin e ambasadës iu kërkohet partive politike të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare. Po ashtu në reagim dënohet aktiviteti që sipas tyre synon "të minojë" këto parime.

POSTIMI I AMBASADËS:

Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

Ambasada Britanike dënon aktivitetin që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.

 

Burgosja e deputetit Ervin Salianji ka risjell kaos në jetën parlamentare dhe politike në vendin tonë. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës.

Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

ambasada britanike ne tirane burgosja e ervin salianjit protesta e opozites ne kuvend

Sondazh

Poll