Bota

VIDEO/ E rëndë në Tel Aviv, persona të armatosur hapin zjarr në një stacion tramvaji, vriten 3 persona dhe plagosen 7 të tjerë

Dyshohet se ky sulm është terrorist ndërsa nga raportimet e para flitet për tre të vdekur. Më tej bëhet me dije se nga të shtënat kanë mbetur tre të plagosur rëndë dhe katër të plagosur lehtë.

1 Tetor 2024, 18:37 Nga N.F
VIDEO/ E rëndë në Tel Aviv, persona të armatosur hapin zjarr
Sulmi

TEL AVIV- Një sulm ka ndodhur pasditen e së martës në Jaffa, në jug të Tel Avivit. Dyshohet se ky sulm është terrorist ndërsa nga raportimet e para flitet për tre të vdekur. Më tej bëhet me dije se nga të shtënat kanë mbetur tre të plagosur rëndë dhe katër të plagosur lehtë.

Sulmuesit hapën zjarr në tramvaj përpara se të neutralizoheshin. Nga pamjet e publikuara nga dëshmitarët të cilët ndodheshin në vendngjarje shihen persona të shtrirë në tokë. Gjithashtu në sfond dëgjohën të shtëna me armë. 

tel aviv viktima te shtena ne nje stacion tramvaji

Sondazh

Poll