Bota

Statuja që shfaq Trump lakuriq vendoset në SHBA/ Reagon Partia Republikane: Ndërsa familjet udhëtojnë janë të detyruar ta shohin këtë marionetë fyese

Deri më tani, është e paqartë se kush qëndron pas skulpturës 13 metra të gjatë, me Partinë Republikane të Nevadas që ka dënuar atë që e përshkruan si statujë e mjerueshme. 

1 Tetor 2024, 17:47 Nga E. D
Statuja që shfaq Trump lakuriq vendoset në SHBA/ Reagon Partia
statuja

SHBA -Një statujë që shfaq ish-presidentin amerikan, Donald Trump, lakuriq, është ekspozuar në një ngastër toke në Nevada të SHBA-së. Deri më tani, është e paqartë se kush qëndron pas skulpturës 13 metra të gjatë, me Partinë Republikane të Nevadas që ka dënuar atë që e përshkruan si statujë e mjerueshme

“Ndërsa familjet udhëtojnë me veturë nëpër Las Vegas, ato janë të detyruara të shohin këtë marionetë fyese. Presidenti Trump dhe republikanët janë të fokusuar në dhënien e rezultateve që kanë rëndësi uljen e inflacionit, sigurimin e kufijve tanë, krijimin e vendeve të punës dhe sigurimin e një të ardhmeje më të ndritshme për të gjithë amerikanët”, tha Partia Republikane. 

Bëhet e ditur se Nevada ka votuar demokratët në katër zgjedhjet e fundit presidenciale, por me rezultat të ngushtë në vitin 2020 Joe Biden fitoi me 50.1% të votave, duke lënë pas Trumpin me 47.7%.

donald trump shba

Sondazh

Poll