1 Tetor 2024, 17:17
Nga N.F
Parashutisti
SPANJË- Një parashutist ka regjistruar momentet teksa hidhet nga një avion mes reve. Eric Finat Trepat u hodh nga avioni në lartësinë 4,500 metra mbi qytetin e Girona, në skajin lindor të Spanjës dhe regjistroi gjithçka me kameran e tij të montuar në kokë.
Me shumë mundësi keni parë video ku tregohet sesi është si eksperiencë të hidheni nga një avion dhe më pas të hapet parashuta por sesi duken retë nga brenda është një eksperiencë më e veçantë. Eric tha për rrjetin Storyful se ishte hedhja e parë e tij e ditës dhe rezultoi sipas tij më impresionuesja.
Në video, Eric shihet që bie me shpejtësi mes reve të bardha, teksa shikuesit mund të dallojnë shkumën e tyre apo pjesëzat e ujit, si dhe zbrazëtinë e ajrit me poshtë. Parashutisti kalon mes reve, brendësia e të cilave është e errët, derisa më në fund zbret për të parë tokën. Eric thotë se gjatë zbritjes së tij kaloi mes tre klimave, atë të ajrit të pastër e të nxehtë, atë të ftohtë e të lagësht dhe ajrit thjesht të mbushur me re.
Pamjet kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe shumë përdorues kanë dhënë opinionet e tyre. Një prej tyre komentonte: “E kam bërë dhe unë këtë, është e dhimbshme. Mezi pret të shohësh tokën pasi në re ka copëza uji që të godasin trupin”.
Një tjetër përdorues tha: “Për fëmijët e shikojnë këtë, nuk duhet ta provoni sepse është e rrezikshme”.
Rregullat e parashutizmit ndalojnë hedhjen mes reve, kryesisht prej shikueshmërisë së ulët dhe tendencës për aksidente, përplasje apo humbje të kontrollit të parashutës. Në rast të kalimit aksidental mes tyre rekomandohet që parashuta të hapet në zonë ku pamja është e qartë.
re parashute
Bota
1 Tetor 2024, 17:16
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- Pasagjerët britanikë kanë përshkruar skenat kaotike pasi gomat e një aeroplani të Ryanair plas&...
Bota
1 Tetor 2024, 17:05
E. D
Claudia Sheinbaum
MEKSIKË- Claudia Sheinbaum zyrtarisht do të marrë detyrën si presidentja e parë femër e Meksikës...
Bota
1 Tetor 2024, 16:32
E. D
fotot ilustruese
LIBAN- Liderët botërorë i kanë bërë thirrje Izraelit që të shmangë një pushtim të p...
Bota
1 Tetor 2024, 16:25
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha se nuk kishte identifikuar ende një kërcënim ajror nga Irani, pasi SHBA tha se besonte se Tehe...
Bota
1 Tetor 2024, 16:21
N.F
Foto ilustruese
MAQEDONI- Oda Ekonomike dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore nuk kanë asnjë detaj mbi mënyrën se si...
Bota
1 Tetor 2024, 16:15
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se kanë marrë njoftime se Irani po përgatitet t&eu...
Bota
1 Tetor 2024, 16:13
E. D
Mark Rutte
UKRAINË- Ish kryeministri holandez Mark Rutte mori sot detyrën si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke zënë ve...
Bota
1 Tetor 2024, 15:58
E. D
pamje nga aksidenti
TAJLANDË- Një aksident tragjik ka ndodhur në kryeqytetin e Tajlandës, ku si pasojë kanë humbur jetëm...
Bota
1 Tetor 2024, 16:02
N.F
Përmbytjet
SHBA- Numri i viktimave si pasojë e uraganit ‘Helene’ në shtetet juglindore amerikane ka shkuar në të pakt&...
Bota
1 Tetor 2024, 15:43
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Një studente 14-vjeçare u plagos rëndë pasditen e së hënës pas një sulmi me acid. Mës...