Politike

Berisha drejtuar ndërkombëtarëve: Salianji nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE

Ai shtoi se vetë është i vetëdijshëm për fuqinë e jashtëzakonshme korruptive.

1 Tetor 2024, 13:35 Nga M.B
Berisha drejtuar ndërkombëtarëve: Salianji nuk mbrojti vetëm
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot para gazetarëve se PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere, të cilët sa herë gjenden përpara një padrejtësie, i japin përgjigjen e tyre të merituar cilitdo. Berisha tha se Ervin Salianji nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE, për aq sa është Italia një vend kryesor i BE. Ai shtoi se vetë është i vetëdijshëm për fuqinë e jashtëzakonshme korruptive.

Pjesë nga fjala e Berishës:

PD ka respekt për partnerët ndërkombëtarë, por ka respekt edhe për popujt e vendeve partnere, të cilët sa herë gjenden përpara një padrejtësie, i japin përgjigjen e tyre të merituar cilitdo. Kjo është edhe përgjigjja ime. Në qoftë se unë vërtet në fjalën time kërkova që të mos heshtin para dhunës politike që është forma më e egër e dhunës, përpara burgosjes së një njeriu, i cili edhe njëherë, nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE, për aq sa është Italia një vend kryesor i BE.

Por, edhe për aq sa administrata e SHBA dhe vendeve të tjera është e interesuar për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin dhe luftën kundër kriminalitetit. Natyrisht unë jam i vetëdijshëm për fuqinë e jashtëzakonshme korruptive, siç është faktuar, të kreut të narkoshtetit. Por prapë, interesat nuk mund t’i korruptojnë. Thirrja ime kishte të bënte me interesat e përbashkëta, me vlerat e përbashkëta që ne ndajmë me partnerët. Por secili përcakton qëndrimin e tij.

sali berisha

Sondazh

Poll