1 Tetor 2024, 13:28
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot para gazetarëve se sa i takon reagimit të ambasadave të huaja për revoltën e djeshme në Kuvend ai do të shprehë vetëm qëndrimin e tij pa bërë komente. Berisha tha se vitet në burg të Ervin Salianjit janë një aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Edi Ramës.
Ai shtoi se Ervin Salianji pati kurajën qytetare, pati përgjegjësinë politike të denoncojë me dokumente, me regjistrime të gazetarëve investigativë se vëllai i Fatmir Xhafës, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge si një rrezik për rendin dhe sigurinë e republikës italiane, jo vetëm që nuk ekstradohej, jo vetëm që fshihej në Vlorë, por trafikonte tonelata drogë nën mburojën e vëllait të tij ministër.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë shpreh qëndrimin tim. Në këtë rast theksoj se ditët dhe vitet në burg të Ervin Salianjit janë një aktakuzë ndaj të gjithë atyre që mbrojnë narkogjimin e Edi Ramës. Se për çdo njeri të lirë, vitet rinore në burg të një deputeti, pas ekzekutimit të tij, janë gjëja më e rëndë që mund të ndodhë në një vend. Por në këtë rast, përgjigjia ime është kjo: Ervin Salianji pati kurajën qytetare, pati përgjegjësinë politike të denoncojë me dokumente, me regjistrime të gazetarëve investigativë se vëllai i Fatmir Xhafës, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge si një rrezik për rendin dhe sigurinë e republikës italiane, jo vetëm që nuk ekstradohej, jo vetëm që fshihej në Vlorë, por trafikonte tonelata drogë nën mburojën e vëllait të tij ministër.
Unë besoj se denoncimi i Ervin Salianjit nuk ishte vetëm në interesin e shqiptarëve, por ishte edhe në interesin e qytetarëve të vendit fqinj, Italisë. E vërteta është se pas këtij denoncimi të Ervin Salianjit, Geron Xhafa u paketua dhe u ekstradua në orën 6 të mëngjesit të asaj dite në burgjet e Italisë. Pra, Ervin Salianji bëri një detyrë jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj partnerëve dhe miqve tanë përtej detit. Ervin Salianji bëri një detyrë edhe ndaj partnerëve tanë përtej oqeanit, atyre që besojnë se shteti ligjor është jetik për një demokraci. Atyre që besojnë luftë kundër krimit të organizuar dhe drogës është vendimtare për ligjin, rendin dhe zhvillimin.
Natyrisht nuk bëhet fjalë për ata që ndërmorën grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare.
sali berisha
Politike
1 Tetor 2024, 13:25
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se fton të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndror&e...
Politike
1 Tetor 2024, 13:20
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp u ndal te paralajmërimi që...
Politike
1 Tetor 2024, 13:11
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku th...
Politike
1 Tetor 2024, 13:07
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falemnderuar çdo person që ka aplikuar në platformën 'Deputeti që Duam'. Me ...
Politike
1 Tetor 2024, 12:51
M.B
Djegia e karrigeve
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë ka bërë një reagim zyrtar pas revoltës së djeshme të opozit&eu...
Politike
1 Tetor 2024, 12:30
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha në mbledhjen e Federatës së Opozit&e...
Politike
1 Tetor 2024, 12:28
I.A
Ambasada e SHBA
TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar pas tensioneve të ditës së kaluar në Kuvend. Me anë të nj&eum...
Politike
1 Tetor 2024, 12:21
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Federata e Opozitës po zhvillon takim në selinë e Partisë Demokratike. Takimi po drejtohet nga Sekretari ...
Politike
1 Tetor 2024, 12:07
M.B
Zjarri para Kuvendit
TIRANA- Pas paralajmërimit të bërë pak orë më parë nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha,...
Politike
1 Tetor 2024, 11:57
M.B
Gazment Bejtja
TIRANA- Pavarësisht bojkotit të opozitës, mazhoranca vijon mbledhjen në Komisionin Hetimor për koncesione...