Politike

Ministri i Brendshëm paralajmëroi deputetët e opozitës për referim në SPAK/ Berisha: Ai do të marrë vendin që meriton

Berisha tha se dënon me forcën më të madhe deklaratën e ministrit.

1 Tetor 2024, 13:20 Nga M.B
Ministri i Brendshëm paralajmëroi deputetët e opozitës
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp u ndal te paralajmërimi që bëri sot ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, për referim në SPAK të deputetëve të opozitës lidhur me revoltën e djeshme në Kuvend. Berisha tha se dënon me forcën më të madhe deklaratën e ministrit. Ai shtoi se opozita dhe opozitarët do t'i japin atij vendin që meriton.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë sot gjithashtu dënoj me forcën më të madhe deklaratën e bastardit me tre mbiemra, direkt kërcënimet e tij bastardit të familjes Hoxha, kërcënimet e tij ndaj deputetëve të opozitës. I them këtij bastardi, sikundër Edi Ramës, edhe Enveri të ngrihej nga varri, deputetët e opozitës as nuk tremben, as nuk tuten, por janë të vendosur ta çojnë gjer në fund mosbindjen civile dhe betejën për një Shqipëri pa narkodiktaturë, për një Shqipëri të shtetit ligjor dhe zgjedhjeve të lira. Në këtë kontekst, i them këtij banditi të shndërruar në ministër për biografinë e tij, çlirohu nga inspirimet e diktatorit më satanik që ka njohur Shqipëria, sepse opozita dhe opozitarët do të japin ty vendin që meriton.

sali berisha

Sondazh

Poll