Aktualitet

"I preferuari i ministrit Hoxha!" U propozua te Rama për postin e kreut të Policisë së Shtetit, kush është Ilir Proda, drejtori që SPAK i sekuestroi telefonin

Më 17 shtator të këtij viti në media u raportua për faktin se SPAK i kishte sekuestruar telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, në kuadër të një hetimi të nisur lidhur me dekonspirimin e operacionit për goditjen e bandës së dy vëllezërve Çopja në Elbasan. 

30 Shtator 2024, 14:09 Nga M.B
"I preferuari i ministrit Hoxha!" U propozua te Rama për postin e
Ilir Proda

TIRANA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën, i cili aktualisht është drejtor i DVP Elbasan.

Karriera e Ilir Prodës:

- 2002-2005 Akademia e Policisë

-Gusht 2005-Nëntor 2011 Komisariati Nr.3 Tiranë

-Nëntor 2011-Mars 2012 Komisariati Nr.4 Tiranë

-Mars 2012-Qershor 2013 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit

-Qershor 2013- Tetor 2013 në Policinë e Lezhës

-Tetor2013- Dhjetor 2014 Shef Komisariati Nr.2 Tiranë

-Dhjetor 2014- Shkurt 2016 Shef Komisariati Bulqizë

-Shkurt 2016 – Maj 2017 Seksioni për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

-Maj 2017- Korrik 2019 Drejtoria e Përgjithshme, Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë

-Korrik 2019 – Tetor 2021 Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë

-Tetor 2021- Mars 2023 Zv.Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan

-Mars 2023 Drejtor i Drejtorisë Vendore i Policisë së Elbasanit

Pse u dyshua nga SPAK Ilri Proda?

Më 17 shtator të këtij viti në media u raportua për faktin se SPAK i kishte sekuestruar telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, në kuadër të një hetimi të nisur lidhur me dekonspirimin e operacionit për goditjen e bandës së dy vëllezërve Çopja në Elbasan. Gjithashtu atë ditë u mësua se Prokuroria e Posaçme kishte vënë nën hetim 10 agjentë policie dhe hetues të BKH-së që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Po ashtu pak ditë më vonë u mësua se gjatë muajit gusht është marrë në pyetje edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Operacionales, Vilson Bala, drejtori i departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, Edmond Rizai, që drejton sot Drejtorinë e Hetimit në Policinë e Shtetit dhe Ilir Prodën drejtorin e Policisë së Elbasanit. 

Lidhur me operacionin, nga 33 urdhër arreste të miratuara nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, u ekzekutuan vetëm 13, dy prej tyre të arrestuar më herët për vepra të tjera penale teksa disa prej këtyre mbeten në arrati. Vëllezërit Franc e Hajdar Çopja dyshohet të jenë krerët e grupit kriminal që fshihet pas vrasjeve si pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale (Çopja dhe Alibej), me qëllim sundimin e trafikut të kokainës. Hetimi nisi në vitin 2022 iniciuar dhe nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Erion Alibej e Nuredin Dumani. 

ilir proda

Sondazh

Poll