Aktualitet

Plagosi me mjet prerës 21-vjeçarin pas një debati, telashe për 62-vjeçarin në Berat

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

30 Shtator 2024, 12:04 Nga M.B
Plagosi me mjet prerës 21-vjeçarin pas një debati, telashe
Foto ilustruese

BERAT- Një 62-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Beratit pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një 21-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Berat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 62 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një 21-vjeçar;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

berat

Sondazh

Poll