Aktualitet

Ngacmoi seksualisht 3 vajza teksa ishte në gjendje të dehur, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Gjithashtu, është arrestua 45-vjeçari me inicialet I. Xh., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një person.

30 Shtator 2024, 10:07 Nga M.B
Ngacmoi seksualisht 3 vajza teksa ishte në gjendje të dehur,
Foto ilustruese

TIRANA- Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili dyshohet ka ngacmuar seksualisht tre vajza, teksa ka qenë në gjendje të dehur. 

Gjithashtu, është arrestua 45-vjeçari me inicialet I. Xh., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një person. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 45-vjeçari ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin F. Ç., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë në gjendje të dehur dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase”, njofton policia.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin I. Xh., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 45-vjeçari ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

 

policia

Sondazh

Poll