Aktualitet

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut/ Dëshmia e Julian Meçes: Ishim në Dubai me Plarentin kur morëm vesh masat e sigurisë, tha se nuk kishte lidhje

Dëshmia e Julian Meçes është kërkuar nga disa prej avokatëve në proces.

30 Shtator 2024, 12:56 Nga M.B

 

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut/ Dëshmia e Julian Meçes:
Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe

TIRANA- Ka dëshmuar ditën e sotme në gjyqin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, Julian Meçe. Ky i fundit është i deportuar në gusht të këtij viti nga Dubai. Dëshmia e tij vjen në gjyqin kundër Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës, Endrit Rusit dhe Endrit Taullait.

Bëhet me dije se Meçe u pyet në njohjen me Luftar Reçin, që ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Meçe tha se nuk e njihte Reçin dhe se në kohën kur përmendet në dëshminë e tij ka qenë në burg, duke shtuar se nuk e njeh bashkëpunëtorin e drejtësisë. Dëshmia e Julian Meçes është kërkuar nga disa prej avokatëve në proces. 

DËSHMIA:

Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi. Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj), njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës.

Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plaurenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje. Ai me tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet.

Si ndodhën dy vrasjet e bujshme që tronditën Shqipërinë në 2005?

Ngjarja e parë kriminale është vrasja e Klodian Saliut, i njohur si rivali i Lulzim Berishës, e ndodhur më 26 shkurt 2005, ku Saliu u ekzekutua në Maminas dhe që prej asaj kohe gjithnjë është përfolur se pas ngjarjes qëndronte Lulzim Berisha.

Ngjarja e dytë kriminale, që SPAK akuzon grupin si ekzekutor është vrasja e biznesmenit Vajdin Lame. Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi. Dosjet e bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 u rihapën pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. 

julian mece

Sondazh

Poll