Art&Argëtim

Skandali i Diddy-t/ Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale, cilat janë hijet e dyshimit mbi këngëtaren?

Beyonce, e cila fillimisht kishte 320 milionë ndjekës, papritur ra në 316 milionë.

30 Shtator 2024, 14:00 Nga M.B
Skandali i Diddy-t/ Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale,
Beyonce

SHBA- Çifti Jay-Z dhe Beyonce janë bërë pjesë e vorbullës së thashethemeve dhe dyshimeve që kur rasti i Diddy u ekspozua për publikun. Ata dyshohet se janë përfshirë në skandalin e egër të festës së reperit kontrovers. Beyonce së fundmi ka humbur deri në katër milionë ndjekës në Instagram. Beyonce, e cila fillimisht kishte 320 milionë ndjekës, papritur ra në 316 milionë.

Nëse e kontrolloni tani, llogaria e Beyonce ndiqet nga 315 milionë dhe parashikohet të vazhdojë të ulet. Shumë njerëz mendojnë se Beyonce ka luajtur një rol në mbajtjen e sekreteve të Diddy. Ajo dhe Jay-Z zgjodhën të heshtin edhe pse publiku po gëlon nga komentet në llogaritë e dy artistëve.

diddy

Sondazh

Poll