Art&Argëtim

Përplasja “live” e Cardi B me ish-partnerin: Gjete tjetër ndërkohë që kishe në bark fëmijën tim

Por edhe pse ajo nuk u përgjigj në atë moment, Cardi B bëri një postim në Twitter pak më vonë, ku tha: “Dhe unë e bëra”, ndoshta duke konfirmuar tradhtinë.

27 Shtator 2024, 19:22 Nga DOSJA
Përplasja “live” e Cardi B me ish-partnerin: Gjete tjetër
Cardi B, Offset

SHBA- Ish bashkëshorti Offset ka akuzuar Cardi B se e ka tradhtuar teksa ishte shtatzënë me fëmijën e tretë. Offset i bëri akuza teksa repreja ishte “live” në Instagramin e saj.

“Thuaj të vërtetën, ke gjetur dikë tjetër ndërkohë që ke pasur fëmijën në bark”, i ka komentuar ai në rrjetet sociale.

Por edhe pse ajo nuk u përgjigj në atë moment, Cardi B bëri një postim në Twitter pak më vonë, ku tha: “Dhe unë e bëra”, ndoshta duke konfirmuar tradhtinë.

Madje, më vonë ajo ka treguar se reperi e kërcënon se do t’i marrë të gjitha dhuratat që i ka bërë nëse ajo vazhdonte lidhjen me dikë tjetër.

Ndërkohë gjatë live-it të saj në Instagram, ajo tha: “E dini çfarë më duket e çmendur? Se ata mendojnë se mund të blejnë vetëm një sh***. Nuk mund të më blesh më. Është çmenduri të besosh. Nuk mjafton më dashuria ime”.

Më pas ai shtoi: “Më duket qesharake. A po kërcënon të më marrësh gjërat? Dëshironi të luani lojëra të tilla me mua? Le të luajmë. Dëshironi t’i merrni të gjitha sepse unë po vazhdoj me jetën time? Unë jam duke ecur përpara. Pse nuk mundesh?”

Reperja e famshme vetëm pak javë më parë ka sjellë në jetë fëmijën e tyre, ndërsa një muaj më parë është ndarë nga Offset.

cardi b

Sondazh

Poll