Art&Argëtim

VIDEO/ "'Athina mou' me melodi nga Tirana!" Këngëtari grek Kostantinos Argiros zgjedh Orkestrën Simfonike Shqiptare për koncertin në Londër

Nën drejtimin e dy maestrove Nikos Garoufalakis and Gridi Kraja si dhe shoqërimin e orkestrës simfonike shqiptare, Argiros arriti të ngrejë në këmbë një publik të shumëllojshëm.

29 Shtator 2024, 11:45 Nga M.B
VIDEO/ "'Athina mou' me melodi nga Tirana!"
Kostantinos Argiros

LONDRA- Këngëtarit i njohur grek, Kostantinos Argiros, ka mbajtur një koncert në skenën prestigjioze të Royal Albert Hall në Londër mbrëmjen e 26 shtatorit. Siç kishte bërë me dije dhe më parë, Argiros u shoqërua në këtë koncert nga orkestra simfonike shqiptare. 

Nën drejtimin e dy maestrove Nikos Garoufalakis and Gridi Kraja si dhe shoqërimin e orkestrës simfonike shqiptare, Argiros arriti të ngrejë në këmbë një publik të shumëllojshëm. Kjo ngjarje mund të konsiderohet një moment historik, duke u bërë një simbol i bashkimit të dy popujve, shqiptarëve dhe grekëve, në zemrën e Anglisë.

Në një intervistë para koncertit, Argiros vlerësoi orkestrën simfonike shqiptare dhe tha se bashkëpunimi mes tyre nis pas koncertit që ai mbajti në Tiranë janarin e vitit të shkuar.

“Vitin e kaluar, mbajtja e një koncerti në Pallatin e Kongreseve, çka më bëri të kuptoj që Shqipëria ka instrumentistë të shkëlqyer, ndër më të mirët në botë”, tha ai.

konstantinos argiros

Sondazh

Poll