Art&Argëtim

Lana Del Rey i jep fund beqarisë! Martohet me Jeremy Dufrene

Këngëtarja 39 vjeçare i tha “po” në një ceremoni madhështore në Des Allemandes, Luiziana të enjten.

27 Shtator 2024, 19:12 Nga E. D
Lana Del Rey i jep fund beqarisë! Martohet me Jeremy Dufrene
Lana Del Rey, Jeremy Dufrene

Këngëtarja e famshme botërore Lana Del Rey është martuar me udhërrëfyesin e aligatorëve Jeremy Dufrene vetëm një muaj pasi bënë zyrtare lidhjen e tyre. Këngëtarja 39 vjeçare i tha “po” në një ceremoni madhështore në Des Allemandes, Luiziana të enjten.

Ndërkohë pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë këngëtaren duke ecur krah babait të saj Robert Grant teksa mbante në duar një buqetë me lule.

Bashkëshorti i saj i cili u përfol shumë në rrjet për pamjen a tij, ishte veshur me një kostum elegant blu dhe këpucë lëkure ngjyrë kafe.  Gjithashtu të pranishëm ishin edhe familjarë të tjerë të çiftit të cilët gëzuan për ditën më të rëndësishme të dyshes më të përfolur të momentit.

lana del rey jeremy dufrene

Sondazh

Poll