Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Gjatë natës pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë Shqipërinë.

30 Shtator 2024, 07:14 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës. Gjatë natës pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë Shqipërinë.

Era intensifikohet e fortë, në formën e tufanit kryesisht përgjatë vijës bregdetare për pjesën më të madhe të ditëve, pasi hera-herës do të arrijë shpejtësi 11-18m/s, në kuadratin e jugut. Vlen të theksohet prezenca e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 22 °C,

në vendet e ulëta: 10 / 23 °C,

në vendet malore: 5 / 17 °C.

moti

Sondazh

Poll