Politike

Komisioni i së Vërtetës/ Paloka: Kemi informacione për ministra dhe deputetë të lidhur me krimin

Deputeti demokrat Edi Paloka në një deklaratë për mediat, ka theksuar se kanë informacione se ministra dhe deputetë të maxhorancës janë të lidhur me krimin.

30 Shtator 2024, 10:10 Nga I.A
Komisioni i së Vërtetës/ Paloka: Kemi informacione për
Edi Paloka

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Parlamentar të së Vërtetës. Deputeti demokrat Edi Paloka në një deklaratë për mediat, ka theksuar se kanë informacione se ministra dhe deputetë të maxhorancës janë të lidhur me krimin. Sipas Palokës, ky Komision do të zbardhë lidhjet e politikës me krimin.

Lidhur me aludimet se edhe deputetët të opozitës kanë dalë në përgjimet e SKY dhe Ecc, Paloka I hodhi poshtë këto zëra, duke dhënë garancinë për mospërfshirje të tyre me krimin.

"Sot kur diskutohet hapja e negociatave ne ndodhemi në një narkoregjim që nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon BE, asnjë të vetëm. Mazhoranca nuk pranon të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODHIR. Rama dhe regjimi i tij shkelin të drejtat e njeriut, nuk kanë standardet më minimale të zgjedhjeve. Reforma në Drejtësi, qytetarët pas kësaj të famshmes, përballen me një torturë që se kanë kaluar ndonjëherë në dyert e drejtësisë janë mijëra dosje në sirtare. Një qytetari i duhen 14.6 vite që çështja ti mbyllet.

3 liderët kryesorë të opozitës, ai PD-së është nën arrest, kryetari PL-së dhe ai i Partisë Republikane janë nën persekutim publik nga çështjen që iu janë hapur. Vetëm dy ditë më parë kolegu jonë u detyrua që shkojë pas hekurave vetëm pse tha disa të vërteta për vëllain e ish-ministrit. Duhet të ishte pas hekurave, por është ngarkuar nga Rama të drejtojë ndryshimet në drejtësi. Ne do të kërkojmë ngritjen e një komisioni që quhet Komisioni i së Vërtetës që do të kërkojë të zbardhë lidhjet e politikës me krimin," tha Paloka.

edi paloka komisioni i të vërtetës

Sondazh

Poll