Politike

Fitoi në zgjedhjet e pjesshme, Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës

Mbledhja u mbajt sot rreth orës 10:00 në Këshillin Bashkiak të Himarës, ku u ndoqën procedurat protokollare për të zgjedhurit vendorë.

30 Shtator 2024, 10:34 Nga M.B
Fitoi në zgjedhjet e pjesshme, Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i
Vangjel Tavo

HIMARA- Vangjel Tavo është betuar sot mbi Kushtetutë si kryebashkian i Himarës pas ligjërimit të mandatit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe certifikimi nga Gjykata e Vlorës. Mbledhja u mbajt sot rreth orës 10:00 në Këshillin Bashkiak të Himarës, ku u ndoqën procedurat protokollare për të zgjedhurit vendorë.

Mësohet se para godinës së Bashkisë Himarë ishin mbledhur përfaqësuesit e këshillit nga të gjitha palët politike, që ndoqën më tej edhe ceremoninë e betimit. Kështu Vangjel Tavo do të ushtrojë mandatin e tij për 3 vite, deri në vitin 2027 kur mbahen zgjedhjet e radhës lokale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i dha më 12 shtator zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës. Vendimi erdhi pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor. Ai fitoi me diferencë rreth 1500 votash ndaj rivalit të tij opozitar Petro Gjikuria në zgjedhjet e parakohëshme lokale që u mbajtën më 4 gusht.

vangjel tavo

Sondazh

Poll