Sport

“Topi i Artë” për Vinicius? Ancelotti: "Ai e meriton dhe mendoj se do ta fitojë"...

Trajneri italian i Real Madridit është i bindur se sulmuesi brazilian e meriton këtë trofe

29 Shtator 2024, 10:30 Nga DOSJA

“Topi i Artë” për Vinicius? Ancelotti: "Ai e meriton

SPANJE - Kush do ta fitojë “Topin e Artë” të radhës? Favoriti i madh duket të jetë Vinicius Junior, i cili drejtoi Real Madridin në Champions League, i kompletuar me golat në finale.

Këtë e mbështet edhe Carlo Ancelotti, trajneri i Los Blancos, i cili foli në konferencën për shtyp: “A e meriton Vinicius “Topin e Artë”?

Mendoj se po, duke pasur parasysh efikasitetin që tregoi në Champions League, duke shënuar në gjysmëfinale. Unë mendoj se ai do ta fitojë atë, por edhe nëse ai nuk e fiton atë, ne do të vazhdojmë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll