Art&Argëtim

Nuk e pranoi kurrë si anëtare të familjes, ndërron jetë njerka e Madonës

E lindur më 3 shkurt 1943, Sciccone u martua me babanë e Madonna-s, Silvio "Toni" Sciccone, më 16 prill 1966 dhe u bë njerka e gjashtë fëmijëve të tij nga martesa e parë, përfshirë Madonna-n.

27 Shtator 2024, 17:57 Nga E. D

Nuk e pranoi kurrë si anëtare të familjes, ndërron jetë

SHBA- Joan Claire Sciccone, njerka e Madonna -s, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Joan, e cila kishte një marrëdhënie të komplikuar me këngëtaren e njohur ka ndërruar jetë të martën pas një beteje të gjatë me një formë agresive të kancerit. 

E lindur më 3 shkurt 1943, Sciccone u martua me babanë e Madonna-s, Silvio "Toni" Sciccone, më 16 prill 1966 dhe u bë njerka e gjashtë fëmijëve të tij nga martesa e parë, përfshirë Madonna-n.

Gjithashtu Madonna ka folur hapur për marrëdhënien e saj të vështirë me Joan. Pas vdekjes së nënës së saj nga kanceri i gjirit në vitin 1963, Madonna e kishte të vështirë të pranonte faktin që babai i saj u martua kaq shpejtë. 

Pavarësisht përpjekjeve të bëra nga njerka e saj për tu afruar më shumë me Madonën, ylli i madh fillimisht nuk e pranonte. Ky tension duket se ka qenë një nga temat që e ka ndjekur këngëtaren gjatë gjithë karrierës së saj, teksa Madonna ka reaguar ashpër ndaj edukimit katolik të njerkës së saj me këngë si “Like a Virgin”.

Në një intervistë të vitit 1999 me Larry King, Madonna trajtoi marrëdhënien e saj të vështirë me Joan-in gjatë fëmijërisë së saj, duke thënë: “Unë nuk e respektoja njerkën time kur isha fëmijë. Por tani e kam kuptuar se e kam trajtuar shumë ashpër”. 

Ai pranoi megjithatë se u përpoq të krijonte një lidhje me të, por ajo vetë nuk ishte gati ta pranonte këtë ndryshim pas vdekjes së nënës së saj. Megjithatë Madonna ende nuk ka reaguar publikisht për humbjen e saj.

joan claire sciccone madonna 

Sondazh

Poll