Bota

"Pse mendoni se Putin e filloi pushtimin?" Takimi me Trump, Zelensky zbulon detaje nga biseda: Më bëri shumë pyetje

Ky takim është konsideruar nga mediat si i “ftohtë” mes dy zyrtarëve pasi ish-presidenti amerikan u mburr për “marrëdhëniet e tij shumë të mira” me liderin rus Vladimir Putin para mediave dhe presidentit ukrainas.

29 Shtator 2024, 10:04 Nga M.B
"Pse mendoni se Putin e filloi pushtimin?" Takimi me Trump, Zelensky
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbuluar se çfarë bisedoi me kandidatin republikan për presidencialet në SHBA, Donald Trump. Ky takim është konsideruar nga mediat si i “ftohtë” mes dy zyrtarëve pasi ish-presidenti amerikan u mburr për “marrëdhëniet e tij shumë të mira” me liderin rus Vladimir Putin para mediave dhe presidentit ukrainas.

Ata u takuan në Trump Tower në New York dhe mësohet se diskutuan për luftën. Në një intervistë të mëvonshme për Fox News, Zelensky zbuloi se çfarë i kërkoi Trump gjatë takimit të tyre.

“Më bëri shumë pyetje”, u shpreh Zelensky.

“Trump pyeti: Çfarë shihni tani, si është situata në fushën e betejës? Si e shihni mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara? Pse mendoni se Putini filloi pushtimin”, tha Zelensky.

Ai tha se Trump i tha atij se mbështet Ukrainën dhe “ai do të jetë në anën e tyre sepse ai do të mbështesë Ukrainën”.

“Unë mendoj se ne e kuptojmë më mirë se të gjithë, përfshirë Donald Trump, se çfarë po ndodh në Ukrainë dhe si ta ndalojmë Putinin”, deklaroi ndër të tjera Zelensky.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll