Bota

Vrasja e liderit të Hezbollahut/ Irani kërkesë për një takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Do të ndërmarim masa në mbrojtje të interesave tona

Irani i kërkuar gjithashtu Sëshillit të Sigurimit të ndërmarrë veprim vendimtar kundër Izraelit.

29 Shtator 2024, 07:45 Nga M.B
Vrasja e liderit të Hezbollahut/ Irani kërkesë për
Hassan Nasrallah

LINDJE E MESME- Irani ka bërë thirrje për një takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Në një letër drejtuar 15 anëtarëve të Këshillit, ambasadori i Iranit në OKB Amir Iravani paralajmëroi kundër “çdo sulmi” ndaj përfaqësuesve diplomatikë të vendit të tij, duke thënë se Teherani nuk do të toleronte agresion të tillë. Irani i kërkuar gjithashtu Sëshillit të Sigurimit të ndërmarrë veprim vendimtar kundër Izraelit.

“Irani nuk do të hezitojë të ushtrojë të drejtat e tij të qenësishme sipas ligjit ndërkombëtar për të marrë çdo masë në mbrojtje të interesave të tij jetike kombëtare dhe të sigurisë,” thuhet në kërkesë.

Irani e ka mbështetur Hezbollahun, si financiarisht ashtu edhe ushtarakisht, për shumë vite. Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka paralajmëruar se vdekja e Nasrallahut nuk do të kalonte pa marrë hak.

hassan nasrallah

Sondazh

Poll