28 Shtator 2024, 07:32
Nga r.ll
Shigeru Ishiba
JAPONI- Ish-ministri japonez i mbrojtjes Shigeru Ishiba fitoi zgjedhjet e lidershipit të Partisë Liberal Demokratike (LDP) të premten dhe pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm i Japonisë.
Në një votim shumë të ngushtë, veterani mundi Sanae Takaichi-n, një grua e rrallë udhëheqëse në politikën japoneze. Ky votim vjen pasi kryeministri Fumio Kishida njoftoi në gusht se nuk do të kandidojë më.
LDP, e cila e ka drejtuar Japoninë për pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës, ka shumicën në parlament dhe për këtë arsye zgjedh kryeministrat.
Ishiba do të forcojë ushtrinë
Ishiba është shprehur në favor të rritjes së shpenzimeve ushtarake dhe gjithashtu ka bërë thirrje për krijimin e një versioni aziatik të NATO-s. Ish-ministri i mbrojtjes beson se ushtria japoneze duhet të jetë në gjendje të përgjigjet me vendosmëri në rast të shkeljes së hapësirës ajrore ose të ujërave territoriale.
Fuqia ushtarake në rritje e Kinës dhe politika e jashtme më ofensive kanë sjellë një ndryshim në Japoninë fqinje. Tokio po i jep lamtumirën një politike pacifiste disa dekadash, duke nisur valën e saj më të madhe të shpenzimeve ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore.
I pyetur të premten në lidhje me propozimet e tij për një NATO aziatike, Ishiba tha: "Japonia dëshiron të marrë përgjegjësinë e saj proaktive dhe të fillojë diskutimet se si të ndërtojë paqen në këtë rajon."
Në fillim të kësaj jave, Tokio dërgoi për herë të parë një luftanije në ngushticën e ndjeshme të Tajvanit, për t'i përcjellë një mesazh Kinës, sipas gazetës japoneze Yomiuri Shimbun, në një raport që citon disa zyrtarë qeveritarë.
Hera e pestë me fat
"Ne duhet të besojmë te njerëzit, të themi të vërtetën me guxim dhe sinqeritet dhe të punojmë së bashku për ta bërë Japoninë një vend të sigurt, ku të gjithë mund të jetojnë sërish me buzëqeshje”, tha Ishiba i emocionuar në një fjalim para deputetëvw pas fitores.
Ishiba ishte përpjekur katër herë për të marrë drejtimin e LDP-së, por kishte dështuar çdo herë, veçanërisht në vitin 2012, kundër rivalit të tij të madh, të ndjerit Shinzo Abe, përpara se të fitonte këtë herë./DW
shigeru ishiba japoni
Bota
28 Shtator 2024, 07:28
r.ll
orban, mickovski
SHKUP- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi nga Ohri seMaqedonia e Veriut duhet të ishte prej kohë...
Bota
27 Shtator 2024, 22:37
E. D
pamje nga sulmi
HAZBOLLAH- Ushtria izraelite tha se goditi selinë kryesore të Hezbollahut të premten, pasi banorët e Bejrutit raportuan...
Bota
27 Shtator 2024, 21:09
r.ll
von der leyen, zelensky
BRUKSEL- Lufta në Ukrainë ka hyrë në një periudhë kritike dhe Bashkimi Evropian ka vendosur që d...
Bota
27 Shtator 2024, 21:05
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka nxitur mj...
Bota
27 Shtator 2024, 20:51
E. D
pamje nga sulmi
LIBAN- Ambasada e Iranit në Liban ka reaguar pasi forcat izraelite të mbrojtjes kryen një në shtabin qendror të He...
Bota
27 Shtator 2024, 20:28
E. D
foto ilustruese
SHBA- Xhorxhia është një ndër shtatë shtetet e pavendosura që mendohet se do të përcaktojnë re...
Bota
27 Shtator 2024, 19:17
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti sot veprimet e shtetit të tij në një fjalim në Asamblenë e ...
Bota
27 Shtator 2024, 19:01
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Të paktën 23 vdekje të shkaktuara nga stuhia ‘Helene’ janë raportuar në katër shtete ...
Bota
27 Shtator 2024, 18:46
E. D
vladimir Putin
RUSI- Kremlini tha se doktrina e përditësuar bërthamore, që do t’i lejojë Moskës që të pë...
Bota
27 Shtator 2024, 18:24
E. D
IZRAEL- IDF ka njoftuar se forcat izraelite të mbrojtjes kryen një “sulm të saktë” në shtabin qendror të Hezbollahut...