Aktualitet

Kishte mbjellë 269 rrënjë kanabis në papafingo, dënohet me dy vite burg 29-vjeçari shqiptar në Angli

Pasditen e 21 korrikut të këtij viti, policia shkoi në vendndodhjen e Eduart Cili.

27 Shtator 2024, 22:51 Nga E. D
Kishte mbjellë 269 rrënjë kanabis në papafingo, dënohet
Eduart Cili

ANGLI- Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 24 muaj burg në Angli, pasi ai kultivonte kanabis në një banesë. Pasditen e 21 korrikut të këtij viti, policia shkoi në vendndodhjen e Eduart Cili.

Gjithashtu 29-vjeçari lejoi oficerët të futeshin brenda në banesë, duke i thënë se unë e bëra, gruaja ime nuk di asgjë për këtë, deklaratë që çoi në arrestimin e tij, si i dyshuar për kultivim kanabis.

Atij iu gjetën 269 bimë kanabis me vlerë deri në 90,000 £, brenda një papafingo së bashku me pajisjet e nevojshme për prodhimin e rritjes. Gjithashtu ai u akuzua për prodhim droge të kontrolluar të klasit B kanabis dhe u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Northampton më 23 korrik, ku u deklarua fajtor dhe u la në paraburgim.

Të hënën, më 9 shtator, në Gjykatën e Kurorës së Northampton, u dënua me 24 muaj burg dhe u urdhërua të paguante një shtesë prej 187 £ pas lirimit të tij. Një urdhër konfiskimi dhe asgjësimi u mor gjithashtu për asgjësimin e drogës dhe mjeteve.

eduart cili

Sondazh

Poll