Aktualitet

EMRAT/ Aksident i rëndë në Kuçovë, makina përplas për vdekje një 50-vjeçar me biçikletë

Mustafallari është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

27 Shtator 2024, 22:18 Nga r.ll
EMRAT/ Aksident i rëndë në Kuçovë, makina
foto ilustruese

BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kuçovë, me pasojë vdekjen e një personi.

49-vjeçari, Albert Mustafallari ka përplasur për vdekje me makinë 50-vjeçarin, Bardhi Daullja. Ky i fundit ishte duke lëvizur me biçikletë kur u përplas nga automjeti. 

Mustafallari është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne kucove albert mustafallari bardhi daullja

Sondazh

Poll