27 Shtator 2024, 21:54
Nga r.ll
nikolin ejlli, gazetarja
TIRANË- Trading online, ose invsetimi në bursa fiktive, është kthyer prej vitesh në një fenomen në të gjithë Europën. Pjesë e tyre janë bërë edhe shqiptarët, të cilët kanë zhvatur miliona euro nga persona të huaj. Por ndonjëherë duket se lapsi bie edhe tek bashkëkombasit tanë jashtë vendit.
Nikolin Ejlli, me origjinë nga Shkodra, i cili jeton në Itali prej më shumë se 20 vitesh, ka rënë pre e një mashtrimi të tillë me investime në bursa.
“Më thanë është një aplikacion kriptovalutash, është interesant dhe mund të përfitosh shumë gjëra. Nga paratë që hidhja unë në kriptovaluta, mendoja se një përqindje mund ta përfitoja. Unë e nisa kërkesën me fb dhe pastaj më morën në celular dhe më thanë shkarko crypto.com dhe anydesk. Dhe prej aty filloi çdo gjë”, tregoi Nikolini për “Piranjat”.
Ai tha se fillimisht investoi 250 euro, më pas 900 euro dhe më vonë shuma të tjera, derisa mashtruesit arritën t’i zhvasnin gati 12 mijë euro. Nikolini tregoi se personat me të cilët ka komunikuar në celular ishin italianë, ose të paktën ashtu i prezantoheshin.
Kështu, “Piranjat” arritën të flisnin me një nga mashtruesit, i cili pasi zbuloi se çfarë fshihej pas telefonatës së emisionit investigativ humbi menjëherë durimin dhe filloi të ofendonte me fjalë fyese.
“S’do të na gjeni kurrë. Telefononi interpolin, FBI, CIA-n, çfarë dreqin doni ju? Nuk do të na gjeni kurrë. Na lini të qetë, na lini të punojmë, ikni pir****i me zbulimet tuaja. Bëni punën tuaj, se ne bëjmë të tonën”, u shpreh mashtruesi “italian” nga ana tjetër e telefonit.
Këta persona i morën Nikolinit të gjitha kursimet që kishte dhe nga ato i kthyen vetëm 400 euro. Dhe pikërisht në këtë dërgesë që i bën, ata lanë një gjurmë. Shuma prej 400 eurosh u dërgua nga një shqiptar me emrin Ervin Keraj, i cili po ashtu jeton prej vitesh në Itali.
Ky i fundit edhe në një bisedë me “Piranjat” u përpoq të manipulonte situatën.
@Unë këtu jam i vjedhur. Më është zhvatur një 400 euro nga llogaria ime bankare. Një bonifico direkt tek bancoposta. Dhe është komplet e regjistruar në të gjithë bancopostat. Është bërë pagesa nga ana ime. Mua më kanë vjedhur njerëz që janë si në Itali, në Shqipëri, kudo. Unë nuk mund t’ju vë dot gisht. Kjo u bë nëpërmjet një italiani që ka ndryshuar surrat, futen në lloj-lloj linjash, lloj lloj budallallëqesh”, u shpreh Ervin Keraj, i cili dukej se kishte frikë të jepte më tepër informacione.
mashtrimi me bursat fiktive nikolin ejlli
Aktualitet
27 Shtator 2024, 21:43
r.ll
ambasada e shba ne tirane
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë përmes një deklarate iu ka bërë thirrje qytetarëve a...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 21:36
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Ftesa për qeverinë shqiptare për të paraqitur dokumentin për “Pozicionin Negociues për Gru...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 21:21
E. D
fotot ilustruese
SELANIK- Një shqiptar është shpallur në kërkim në Selanik të Greqisë, pasi i ësht&e...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 21:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 10-vjeçare është larguar pasditen e sotme, rreth orës 14:50, nga shkolla që frekuenton n&e...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 21:16
r.ll
gazetari, bledi dhe lirimi
TIRANË- Në puntatën e parë të historisë rrëqethëse të poetit nga Tetova, Lirim Alij...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 17:25
pamje nga aksidenti
VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se dy makina janë përplasur me n...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 16:31
E. D
fotot ilustruese
FRANCË- Një shqiptarë ka rënë në pranagt e policisë franceze, pasi po trensportonte 11.5 kg kokain...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 15:28
E. D
fotot ilustruese
MILOT- Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku dy makina jan&eu...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 15:13
E. D
pamje nga vendngjarja
LUSHNJE- Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë&...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 15:03
I.A
Magne D’Oro
Të gjithë e dimë se Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm, që merr pjes&eu...