27 Shtator 2024, 10:23
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Me inflacionin e lartë të dy viteve të fundit ka një zhvendosje të blerjeve të konsumatorëve shqiptarë, të cilët kanë frenuar blerjen e veshjeve të reja, duke u zhvendosur tek të përdorurat. Të dhënat nga tregtia e jashtme tregojnë se në 8-mujorin 2024, importet e tekstilit dhe këpucëve në vlerë shënuan rënie me 8.6% dhe nga ana tjetër, importet e veshjeve të përdorura shënuan rritje me 4.7%.
Gjatë janar-gusht 2024, importet e veshjeve të përdorura arritën 2,47 miliardë lekë nga 2,3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Ndërsa tekstilet dhe veshjet e reja shënuan 56 miliardë lekë importe, nga 61,4 miliardë që ishin vitin e kaluar në 8-mujor.
Importet e veshjeve zënë pjesën më të madhe importit duke arritur në 47.3 miliardë lekë në janar-gusht 2024, me rënie vjetore 8.47%. Importet këpucëve shënuan një vlerë prej 8,8 miliardë lekësh në të njëjtën periudhë nga 9,7 miliardë lekë që u importuan në të njëjtën periudhë të vitit 2023 me rënie vjetore 9.3%.
Rënia e importeve të veshjeve dhe këpucëve vijon për të dytin vit radhazi, pasi edhe më 2023 ishin 4,2% më të ulëta se më 2022. Nga ana tjetër, tregu i veshjeve të përdorura po rritet nga viti në vit. Vlera në import kaloi 24 milionë eurot në 8-mujor me rritje vjetore 4.7%.
Edhe në rang global shitjet e veshjeve të përdorura po shohin rritje shumë më të fortë se veshjet e reja, si rrjedhojë e ndërgjegjësimit për ruajtjen e ambientit, por edhe si një mënyrë për tu veshur me cilësi kundrejt një çmimi të ulët.
Rënia e konsumit të veshjeve në Shqipëri mbart disa faktorë të shumëfishtë që kanë të bëjnë me tkurrjen dhe plakjen e popullsisë dhe me rritjen e fortë të çmimeve të mallrave të shportës. Barometri i Ballkanit, një anketë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal që mat perceptimin e qytetareve për të situatën ekonomike, gjeti se më 2024 shqetësimi më i madh i shqiptarëve ishte inflacioni i lartë.
Pas luftës në Ukrainë, çmimet e shportës në Shqipëri u rritën me ritme dyshifrore. Njësoj si në Europë qytetarët shkurtuan shpenzimet për veshje dhe këpucë.
Edhe në Europë dhe më gjerë shitjet e veshjeve të reja po përballen me rënie këtë vit, edhe pse inflacioni po stabilizohet duke thyer të gjitha parashikimet për rritje të shitjeve në fillim vit./ Monitor
veshje te perdorura tregti e jashtme
Aktualitet
27 Shtator 2024, 10:05
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një 40-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke. 40-vjeçari shqiptar &e...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 09:15
M.B
Turisti
PESHKOPI- 72-vjeçari belg Mark Joris, një turist, ka humbur kontaktet me familjen e tij që nga data 13 shtator 2024. Këta t&e...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 09:05
M.B
Rrugica ku jetonte shqiptari, në lagjen historike të Cisterino
ITALIA- Në qendrën historike të Cisterninos në Brindisi, ...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 07:55
M.B
Kryegjyshata
TIRANA- Lajmi për planet krijimin e një shteti sovran të urdhrit bektashi shiit sufi në Tiranë, të...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 07:18
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pavarësisht se optimizmi ndër qytetarët e Shqipërisë ishte në nivelet më të larta në R...
Aktualitet
27 Shtator 2024, 07:16
N.F
Moti
TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.Moti parshik...
Aktualitet
26 Shtator 2024, 21:51
N.F
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke analizuar vendimin e sotëm e Gjykatës së Apelit, deklaroi se kjo ngjarje ka...
Aktualitet
26 Shtator 2024, 21:43
E. D
pamje nga vendngjarja
BERAT- Një i moshuar nga Berati është shpëtuar nga punonjësit e policisë pasi ishte duke u mbytur ...
Aktualitet
26 Shtator 2024, 21:41
E. D
TIRANË- Disa javë pas skandalit që preku Spitalin Onkologjik në QSUT, ku mjekët kishin krijuar një skemë për t’i...
Aktualitet
26 Shtator 2024, 21:40
E. D
TIRANË- Mungesa e medikamenteve të ndryshme është trajtuar shpesh në emisionin “Stop” në Tv Klan si një dukuri ...