Politike

“Nuk e njoh frikën”, Salianji: Dënimi ndaj meje pa asnjë akuzë dhe fakt penal

Salianji ka thënë se nuk e njeh frikën dhe për këtë arsye është dënuar me burg.

26 Shtator 2024, 21:57 Nga M.B
“Nuk e njoh frikën”, Salianji: Dënimi ndaj meje pa
Ervin Salianji

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka vijuar reagimet pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta dënuar me një vit burg. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan dhe në nisje të fjalës së tij, Salianji ka thënë se nuk e njeh frikën dhe për këtë arsye është dënuar me burg. Ai ka shtuar se dënimi ndaj tij është medalja më e lartë që ka regjimi pa asnjë akuzë dhe pa fakt penal duke qenë se ka qenë një denoncim ndaj trafikantëve të drogës.

"E kam thënë, nuk e njoh frikën dhe ky dënimi për këtë ishte. Është një medalje më e larta që ka ky regjim pa asnjë akuzë dhe asnjë fakt penal. Denoncim ndaj trafikantëve të drogës", tha Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll