Bota

“Trump është një dështak”/ Biden: Jam i sigurt që do të fitoja zgjedhjet nëse s’do të tërhiqesha

Ndërsa ai e quajti kandidatin e republikanëve një dështak, Biden nuk dha një përgjigje të qartë kur u pyet nëse Nancy Pelosi e detyroi atë të largohej.

26 Shtator 2024, 19:39 Nga E. D
“Trump është një dështak”/ Biden: Jam i sigurt
Joe Biden

SHBA- Presidenti Biden tha se ishte i sigurt se do të kishte mundur ish-presidentin Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2024 nëse nuk do të tërhiqej nga gara. Në paraqitjen e tij të mërkurën në The View të ABC, Presidenti i Shteteve të Bashkuara reflektoi mbi vendimin e tij për të mos kërkuar rizgjedhje.

Ndërsa ai e quajti kandidatin e republikanëve një dështak, Biden nuk dha një përgjigje të qartë kur u pyet nëse Nancy Pelosi e detyroi atë të largohej. Biden vazhdoi duke thënë kishte disa njerëz që do të donin të më shihnin të largohesha, në mënyrë që të kishin një shans për të ecur përpara. 

“Kishte disa njerëz që do të donin të më shihnin të largohesha, në mënyrë që të kishin një shans për të ecur përpara. Unë e kuptoj atë. Kjo është thjesht natyra njerëzore. Por nuk ishte kjo arsyeja që unë u largova. Isha i bindur se do ta mposhtja Trumpin, ai është një dështak”, tha Biden. 

joe biden

Sondazh

Poll