Bota

Izraeli bombardon sërish kryeqytetin e Libanit, vritet kreu i njësive ajrore të Hezbollahut

Në një postim të publikuar në X, IDF thotë se avionët luftarakë sulmuan Bejrutin dhe vranë Mohammad Hussein Surur.

26 Shtator 2024, 17:58 Nga E. D
Izraeli bombardon sërish kryeqytetin e Libanit, vritet kreu i njësive
foto ilustruese

LIBAN- Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kreu i një prej njësive ajrore të Hezbollahut është vrarë në sulmin e mëparshëm në një periferi jugore në Bejrut. Në një postim të publikuar në X, IDF thotë se avionët luftarakë sulmuan Bejrutin dhe vranë Mohammad Hussein Surur.

Hezbollahu ende nuk ka komentuar, teksa IDF thotë se Surur iu bashkua Hezbollahut në vitet 1980 dhe drejtoi e komandoi shumë sulme me dronë që synonin Izraelin.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll