26 Shtator 2024, 17:36
Nga DOSJA
pamje nga vendngjarja
NEW YORK- Më shumë se 30 vende, përfshirë Shqipërinë, miratuan Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës.
Në ceremoninë ku morën pjesë Presidenti i SHBA, Joe Biden, Presidenti ukrahinas Volodymyr Zelenskyy, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Shqipëria u përfaqësua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Deklarata rikonfirmon angazhimin e palëkundur ndërkombëtar për të qëndruar përkrah popullit ukrainas në luftën e tij për liri, paqe dhe drejtësi.
“Ukraina mund dhe do të ngrihet nga dëmet e shkaktuara, të rigjallërojë ekonominë e saj dhe të rivendosë shpresën për një të ardhme paqësore për popullin e saj”, u shpreh ministri Hasani.
I mbështetur gjatë takimit të Grupit të Shtatë (G7) + Ukrainë, dokumenti përmban disa pika duke përfshirë ndihmën për të rindërtuar Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe sigurimin e rreth 50 miliardë dollarëve deri në fund të 2024, përfituar nga asetet e ngrira ruse.
Vendet që miratuan deklaratën: Shqipëria, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Italia, Japonia, Kosova, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Republika e Irlandës, Rumania, Sllovenia, Spanja, Suedia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
igli hasani
Politike
26 Shtator 2024, 17:21
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të dënuar me nj&eu...
Politike
26 Shtator 2024, 17:13
E. D
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar pasi Apeli vendosi të lërë në fuqi dënimin me nj...
Politike
26 Shtator 2024, 17:13
Dashnor Sula dhe Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të l...
Politike
26 Shtator 2024, 17:01
E. D
Elda Hoti
TIRANË- Deputetja demokrate Elda Hoti ka reaguar pasi Apeli vendosi të lërë në fuqi dënimin me një vit b...
Politike
26 Shtator 2024, 16:53
M.B
Gazment Bardhi, Edi Rama dhe Ervin Salianji
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nda...
Politike
26 Shtator 2024, 16:36
E. D
Flamur Noka, Ervin Saliajni
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar pasi Apeli vendosi të lërë...
Politike
26 Shtator 2024, 16:22
E. D
Gordana Silanovska-Davkova, Joseph Borrell , Vjosa Osmani. Edi Rama
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi në selinë e Ba...
Politike
26 Shtator 2024, 16:20
M.B
Ervin Salianji dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Apelit për të lënë në fuqi vendimin...
Politike
26 Shtator 2024, 16:07
N.F
Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit. Ajo shprehet se dënime...
Politike
26 Shtator 2024, 16:05
Deputetët e PD
TIRANA- Partia Demokratike është vënë në lëvizje pas vendimit të Gjykatës së Apelit p...