Politike

Opozitës po i hyhet në hak! Dënimi me një vit burg ndaj Salianjit, kryebashkiaku i Kavajës: Do të dalim më të fortë nga kjo histori

Qosja shprehet se vendimi i Gjykatës së Apelit është banal, ndërsa thotë se opozitës po i hyhet në hak. 

26 Shtator 2024, 17:13 Nga E. D

Opozitës po i hyhet në hak! Dënimi me një vit burg ndaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar pasi Apeli vendosi të lërë në fuqi dënimin me një vit burg ndaj deputetit të PD Ervin Salianji. Qosja shprehet se vendimi i Gjykatës së Apelit është banal, ndërsa thotë se opozitës po i hyhet në hak. 

Gjithashtu ai thotë se kjo është një sfidë ndaj brezit të rinj të politikanëve të Partisë Demokratike, nga të cilët në fakt kalon dhe suksesi zgjedhor i opozitës dhe kthimi i Partisë Demokratike në krye të qeverisjes!

Postimi i plotë:

Mbështetje të plotë për mikun Ervin Salianji, i cili për fat është dhe një prej drejtuesve më të aftë dhe premtues të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare! Ervin Salianji është një FITUES dhe kjo është arsyeja e vendimit të sotëm aq banal të Gjykatës së Apelit!

Opozitës tashmë po i hyhet në hak dhe frenimi i mobilizimit të saj në kulmin e fushatës zgjedhore me motivacione politike e për më tepër me duart e drejtësisë, nuk është asgje tjetër veçse minim i demokracisë shqiptare! Kjo është një sfidë ndaj brezit të rinj të politikanëve të Partisë Demokratike, nga të cilët në fakt kalon dhe suksesi zgjedhor i opozitës dhe kthimi i Partisë Demokratike në krye të qeverisjes! Por kësaj radhe i kanë bërë llogaritë gabim! Bashkë më Ervin Salianjin, do dalim shumë më të fortë nga kjo histori!

 

fisnik qosja ervin saliajni

Sondazh

Poll