Sport

Tirana, Partizani dhe Elbasani, “pre” e ndëshkimeve të Komisionit të Disiplinës… Nuk shpëton edhe Kategoria e Parë

Kundër këtyre vendimeve lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

25 Shtator 2024, 17:19 Nga DOSJA

Tirana, Partizani dhe Elbasani, “pre” e ndëshkimeve të

TIRANE - Në mbledhjen e tij të radhës, Tirana, Partizani dhe AF Elbasani në Superiore, kanë qenë temë diskutimesh dhe masash në Komisionin e Disiplinës dhe Etikës në FSHF. Ndaj tyre janë marrë masa administrative financiare për sjellje të gabuar të tifozëve të tyre.

Ndëshkimeve administrative nuk i kanë shpëtuar edhe klubet e Kategorisë së Parë, si Flamurtari, Burreli apo Lushnja, ndërkohë që janë ndëshkuar edhe trajnerë, apo zyrtarë klubesh. Ja dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF:

● KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

● KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

● FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

● FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

● Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur kore fyese në drejtim të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

● Zyrtari i FK Apolonia, Artan Mergjyshi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

● KF Burreli, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

● KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

● Lojtari i KF Valbona, Elvis Kovaci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Zyrtari i FK Kukësi, Qemal Koçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● KF Valbona, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

● Lojtari i Luzi i Vogël 2008, Jurgen Rushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i Luzi i Vogël 2008, Redon Laho, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● KF Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

● Lojtari i KF Vllaznia U-18, Valter Ledinaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● Lojtari i FK Apolonia U-18, Valon Misliu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

● KF Pogradeci U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Erzeni U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● AF Triumph U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-19, kundër KS Besa U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● KF Pogradeci U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Erzeni U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● AF Triumph U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-17, kundër AF Elbasani U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● KF Pogradeci U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-13, kundër KF Erzeni U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● AF Triumph U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-13, kundër KS Besa U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● Flamurtari FC U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtarë të Kategorisë së Parë U-13, kundër KF Vora U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

● Pranimin e kërkesës së kërkuesit Nevil Dede. Futboll Club Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 17, datë 19.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

● Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Këlcyra, Renis Spahiu, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

● Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Delvina, Markelian Alinani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

● Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Delvina, Donou Jules Kadnel, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Edmir Vidrica të KF Valbona si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Aleks Dedgjonaj të KF Burreli si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Klauz Cergani të KF Erzeni U-21 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Laert Sallaku të KF Erzeni U-21 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Klajvi Zeneli të KF Erzeni U-21 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll