Sport

Manchester City konfirmon dëmtimin e rëndë të Rodrit. Ai do të shkojë në Spanjë...

“Mesfushori do të shkojë në Spanjë këtë javë për një konsultë me një specialist pas testeve të para të kryera në Mançester”.

25 Shtator 2024, 15:30 Nga DOSJA

Manchester City konfirmon dëmtimin e rëndë të Rodrit. Ai do

ANGLIA - Lajmi i keq që qarkullon prej disa ditësh te Manchester City është konfirmuar: truri i mesfushës, ndërkombëtari spanjol Rodri, do të duhet të ndalet për një kohë të gjatë, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në ndeshjen e barazuar 2-2 kundër Arsenalit në fundjavën e fundit të kampionatit.

Vetë klubi i Premierligës e bëri të ditur përmes kanaleve të komunikimit: mesfushorit spanjol i lindur në vitin 1996 i është konfirmuar dëmtimi i ligamentit të gjurit të djathtë.

Në të lexohet: “Të gjithë në klub i urojnë shërim të shpejtë”. Dhe sërish: “Mesfushori do të shkojë në Spanjë këtë javë për një konsultë me një specialist pas testeve të para të kryera në Mançester”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll