Sport

Dëmtimi... Mbappé humb derbin e Madridit, rikthimi pas ndeshjeve të Nations League...

Real Madrid njoftoi të mërkurën se Kylian Mbappé ka pësuar një dëmtim të bicepsit të femoris, pa komunikuar mungesën e tij. Sulmuesi do të humbasë derbin kundër Atléticos të dielën dhe mund të mungojë për tre javë.

25 Shtator 2024, 14:29 Nga DOSJA

Dëmtimi... Mbappé humb derbin e Madridit, rikthimi pas ndeshjeve

SPANJE - Kylian Mbappé ngre flamurin e bardhë për shkak të një dëmtimi dhe do të mungojë të paktën deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar.

Mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e fituar ndaj Alaves, sulmuesi francez u largua nga fusha për shkak të një problemi fizik dhe sot konfirmimi i dëmtimit ka mbërritur direkt nga Real Madridi.

Klubi “los blancos” ka shkruar përmes kanaleve të tij të komunikimit: “Pas testeve të bëra sot nga lojtari ynë Kylian Mbappe në shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai u diagnostikua me një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë. Situata po përditësohet".

Koha e rikuperimit vlerësohen në tre javë, Mbappé duhet të kthehet pas pushimit ndërkombëtar të ndeshjeve për Nations League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll