Sport

Vllaznia ka nisur eksportin… Pas Alivodës shet edhe mbrojtësin Smajli

Vllaznia shet dy të futbollistë të formacionit, humbet në cilësi, përfiton 300 mijë euro!

25 Shtator 2024, 12:07 Nga DOSJA

Vllaznia ka nisur eksportin… Pas Alivodës shet edhe mbrojtësin

SHKODER - Vllaznia, që nga sezoni i fundit ka humbur dy titullarë të padiskutueshëm, si Geralb Smajli dhe Rejan Alivoda.

Nga këto transferta klubi shkodran ka mbushur kasafortën, pasi përfitoi 300 mijë euro nga shitja e kartonit të tyre. Një shumë e arkëtuar, që nuk është dëgjuar më parë te “kuqeblutë”.

100 mijë euro derdhi skuadra e Ballkanit, pasi përfitoi shërbimet e mbrojtësit Smajli. Në anën tjetër, zbulohet se për mesfushorin Alivoda është paguar 200 mijë euro nga kuvajtianët e Ittihad Kalba.

Pavarësisht lëvizjeve, vlen për t’u theksuar se Vllaznia e ka nisur mjaft mirë sezonin aktual, ku kujtojmë se janë të vetëm në vendin e pare me 13 pikë të grumbulluara në .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll