25 Shtator 2024, 15:49
Nga M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar sot përgjimet telefonike të Prokurorisë mes drejtorit të policisë së Fierit Albert Nushi dhe Fredi Alizotit. Dëshmitë Salianji i publikoi përmes një konference për mediat. Ai thotë se Alizoti është paguar nga ish-drejtuesit e policisë, ndërsa në bisedën e përgjuar duket se Nushi dhe Alizoti flasin për pagesa.
Ai pretendon se pas marrjes së pagesave, Alizoti ka ndryshuar dëshminë lidhur me çështjen “Babalja”, ku ai fillimisht denoncoi Agron Xhafajn, vëllai i Fatmir Xhafajt, për trafik droge. Sipas Salianjit, të gjithë strukturat policore dhe prokurori i çështjes është vënë në shërbim të shtetit në çështjen penale në ngarkim të tij.
"Kanë bërë deklarime të rreme para akuzës dhe kjo është vepër penale. Zyrtari i Policisë së Fierit, Albert Nushi u pyet për Fred Alizotin. Të gjithë drejtorët e Policisë së Shtetit të Policisë Fier dhe prokurori i çështjes vendosen në shërbim të shtetit që i përdor në çështjen penale ndaj meje. Është paguar me para Fredi Alizoti nga drejtori i Policisë së Shtetit dhe këto janë në dosjen e përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda", tha Salianji.
Salianji tha se pas denoncimit, vellai i ish-ministrit të kohës është lejuar të shkojë në Itali për të vuajtur dënimin.
"Nga të gjitha provat rezulton se Albert Veliu dhe Geron Xhafaj, qelizat telefonike tregojnë se të tre, në pothuajse 1 orë, kanë qëndruar në të njëjtin vend, që përkon të jetë në lokalin e Geron Xhafajt. Tre ditë më pas, në shkelje dhe në kundërshtim me ligjin, në vend që të hetonin Geron Xhafajt për trafikun e drogës, autoritetet e lejuan që të shkojë edhe të kryejë dënimin në Itali”, tha Salianji.
Po ashtu, Salianji tha se përgjimet zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u bënë për të vendosur atë dhe deputetë të tjerë në pozita të rënda, por sipas tij, “kanë rënë vetë brenda”. Gjithashtu Salianji ka publikuar edhe dëshmitë e dhëna nga Andon Marko, drejtues i policisë, dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, për të cilët tha se ato kanë dhënë dëshmi të rreme dhe duhet të mbajnë përgjegjësi penale.
Pjesë nga përgjimet, Albert Nushi i telefonon Fredi Alizotit:
Albert Nushi: Je i madh. I more ato?
Alizoti: I madh jam unë e nuk kthehem mbrapa, ato që janë do vazhdojnë.
Albert Nushi: Po, po, i more ato?
Alizoti: Do sjellësh njeri të më takojë mua se jam këtu lart ku më latë atë natë. Se nuk dua të marr në telefon se jam i prerë.
Albert Nushi: Po ku je o?
Alizoti: Po ku më latë atë natë ore po të them.
Albert Nushi: Po unë jam në Fier ore.
Alizoti: Fol me shefin e madh. E kupton vetë ti, se s’dua ta them.
Albert Nushi: Kë do?
Alizoti: Shefin e madh.
Albert Nushi: Dëgjo tani, me kujdes. Nesër në orën 9 më bëj telefon.
Alizoti: Më erdhën 2 telefonata mua nga krahu tjetër.
Alizoti: Një sekondë, do t’i thuash shefit të më takojë mua sot se s’bën…
Albert Nushi: Shefi është jashtë, i ka deleguar kompetencat një tjetri.
Alizoti: Në ç’vend është?
Albert Nushi: Shefi është jashtë. Ka shumë mundësi që nesër pasdite të jetë këtu.
Alizoti: Nesër dmth do të marr unë ato (qesh)?
Albert Nushi: Dëgjo ore dëgjo, nesër…
Alizoti: Kur të më hedhin ato them. Ej, unë nuk bëj prapa, se e kam parasysh.
Albert Nushi: Dëgjo këtu, Fredi, këto që po të them se është këtu apo nuk është këtu ti verifikoje.
Alizoti: Jo, jo.
Albert Nushi: Dëgjo ore këtu. Ça do ti?
Alizoti: Dua të flas me njëri tjetër. Ça ke ti?
Albert Nushi: Po merr prokurorin o vlla ça ke?
Alizoti: Po mirë, ma jep numrin?
Albert Nushi: Mirë ja, po ta çoj me mesazh o Fredi.
29 gusht 2018 ora 12:00
Zv/drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko telefon Fredi Alizotin
Andon Marko: Erdha unë. Ku do të takohemi?
Fredi Alizoti: Te Pazari i ri jam, afër 9-katësheve.
Andon Marko: E mora vesh, erdha.
1 tetor 2018 ora 12:35
Andon Marko: Hë re?
Fredi Alizoti: Ça po bën?
Andon Marko: Hiç ja, kam ca njerëz.
Fredi Alizoti: Të mora, se ke njerëz aty, po të prish qetësinë. Ej, ça do bëjmë? Po pres atë mikun se kishte një porosi ai miku nga Tirana, kupton? E mora dy herë unë, kupton ti?
Andon Marko: Nuk e di çfarë të them se kam qenë i shkëputur këto ditë dhe s’di ç’të them.
Alizoti: E mirë, hajt.
1 tetor 2018 ora 16:11
Andon Marko: Hë vëlla?
Alizoti: Ça po bën ti? Fisnik ai vëlla, a mbajti llafin.
Andon Marko: Mirë, hajt.
5 tetor 2018 ora 13:11
Andon Marko: Hë vlla ça po bën?
Alizoti: Ça do bëj? Ça po bën?
Andon Marko: Jam me ca miq, po hamë drekë.
Fredi Alizoti: Po mirë, pse s’ma bëre një zile mua?
Andon Marko: Kush?
Fredi Alizoti: Po ti të ma bëje një zile mua. Të dy në vaki jemi. Të më thoje jam këtu.
Andon Marko: Më morën për drekë. Flasim ndoshta filloj rregullisht nga e hëna e tutje.
Fredi Alizoti: Ty drekat nuk të ndahen.
Andon Marko: Flasim ndoshta filloj rregullisht nga e hëna e tutje.
Fredi Alizoti: Hajt se flasim se me ditë jemi.
Andon Marko: Mirë pa merak. Do të flasim nga e hëna e tutje. Hajt se do vij në punë unë.
5 tetor 2018 ora 19:55
Andon Marko: Hë re?
Fredi Alizoti: Ça po bën?
Andon Marko: Hiç, ja me ngushëllimet.
Fredi Alizoti: Në Tiranë jam.
Andon Marko: E mirë.
Fredi Alizoti: Ika në Tiranë unë do marr rroba dhe do rri këtej se kështu më thanë. E ke parasysh.
Andon Marko: Po ashtu do vij të të takoj.
ervin salianji
dac0cd3e 7595 4069 bce6 c3b1aaa67191
a605167b f311 493b 9771 2aef773d9a33
30362417 6c67 4150 932f 0e2dbe488019
800319d8 2e01 49dd 8a89 d88ce3ea192d
99931f95 02f3 4418 8a26 b3770177bf26
8b539f57 b55a 499f b05f c68238d79ff0
Politike
25 Shtator 2024, 15:29
M.B
Edi Rama
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në New York një takim me disa përfaqësues të komunitetit shqiptar n&eum...
Politike
25 Shtator 2024, 15:25
M.B
Edi Rama
NEë YORK- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fjalët që kanë dalë në lidhje me krijimin e një shteti t&e...
Politike
25 Shtator 2024, 15:14
M.B
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në New York një takim me disa përfaqësues të komunitetit shqiptar në S...
Politike
25 Shtator 2024, 14:24
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat k...
Politike
25 Shtator 2024, 14:02
r.ll
bashkia durres
DURRËS- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Durrësit është shoqëruar me debate mes këshilltar&e...
Politike
25 Shtator 2024, 13:40
I.A
TIRANË- Ideja e krijimit të një Shteti Sovran Bektashi në Shqipëri ka ngjallur reagime dhe debate të shumta në studiot medi...
Politike
25 Shtator 2024, 13:07
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore d...
Politike
25 Shtator 2024, 12:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se prokurorët e SPAK me vettingun e tyre kanë faktuar deklaratat e tij n&e...
Politike
25 Shtator 2024, 12:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se nuk ka guxuar të pyesë kryeministrin Edi Ram...
Politike
25 Shtator 2024, 12:29
N.F
Kalaja
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n&...