25 Shtator 2024, 15:29
Nga M.B
Edi Rama
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në New York një takim me disa përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA. Rama është dalur dhe te çështja më e diskutuar e ditëve të fundit që lidhet me një deklaratë të tij për krijimin e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar. Rama i cilësoi si idiotësi komentet se ky është i Serbisë që të bëhet shteti këtu e pastaj të bëhet një shtet ortodoks në Kosovë.
Ai tha se kushdo që është i interesuar duhet të lexojë lidhur me historinë e Urdhrit Bektashi në vendin tonë. Gjithashtu ai ka shtuar se Shqipëria ka një Kushtetutë dhe në bazë të saj, shtoi ai, ata do të votojnë një proces që do të jetë konform ligjeve në vend dhe konform ligjeve ndërkombëtare.
"Natyrisht që është normale të ketë diskutime, është normale të ketë shqetësime etj, por ajo që është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht, por në rastin konkret është më shumë për të qarë sesa për të qeshur sepse flasim për një gjë shumë të rëndësishme, është që nuk çfarë nuk fantazohet. Thonë që ky është një plan i Serbisë që të bëhet shteti këtu e pastaj të bëhet një shtet ortodoks në Kosovë. Çfarë idiotësie.
Ndërkohë që komunitetet fetare të tjera e kanë të gjithë sistemin e tyre, e kanë global, kanë qendrat e tyre. Si do bëhet kjo? Në çfarë forme do të ndodhë kjo? Kjo nuk është kështu që hajde se jemi ne disa njerëz e po bëjmë një shtet. Kjo është kështu siç po ju them unë, por që të kuptohet mirë biseda, unë do t’ju sugjeroja kujtdo ndër ju që është i interesuar dhe kujtdo tjetër që është i interesuar, të hapë librat e historisë së Urdhrit Bektashi, duke filluar nga Naim Frashëri.
Shqipëria ka një Kushtetutë dhe ti e di shumë mirë dhe në bazë të Kushtetutës dhe mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare ne do të votojmë një proces që do të jetë konform Kushtetutës dhe konform ligjeve ndërkombëtare, pa asnjë diskutim, sepse kjo nuk është një gjë që e thashë unë dhe u bë. Kjo ka një proces, do të diskutohen gjërat, do të shihen të gjitha aspektet legjislative dhe pastaj në fund, unë besoj që do të triumfojë arsyeja”, tha Rama.
edi rama
Politike
25 Shtator 2024, 15:25
M.B
Edi Rama
NEë YORK- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fjalët që kanë dalë në lidhje me krijimin e një shteti t&e...
Politike
25 Shtator 2024, 15:14
M.B
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në New York një takim me disa përfaqësues të komunitetit shqiptar në S...
Politike
25 Shtator 2024, 14:24
r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat k...
Politike
25 Shtator 2024, 14:02
r.ll
bashkia durres
DURRËS- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Durrësit është shoqëruar me debate mes këshilltar&e...
Politike
25 Shtator 2024, 13:40
I.A
TIRANË- Ideja e krijimit të një Shteti Sovran Bektashi në Shqipëri ka ngjallur reagime dhe debate të shumta në studiot medi...
Politike
25 Shtator 2024, 13:07
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore d...
Politike
25 Shtator 2024, 12:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se prokurorët e SPAK me vettingun e tyre kanë faktuar deklaratat e tij n&e...
Politike
25 Shtator 2024, 12:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se nuk ka guxuar të pyesë kryeministrin Edi Ram...
Politike
25 Shtator 2024, 12:29
N.F
Kalaja
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n&...
Politike
25 Shtator 2024, 12:31
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, hetimi ndaj tij ka nisur nga Prokuroria e Posaçme pas d...