Politike

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Durrësit/ PS miraton krijimin e njësisë për legalizimet, opozita: Doni të ndërhyni në zgjedhje!

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, nisma u miratua vetëm me votat e maxhorancës.

25 Shtator 2024, 14:02 Nga r.ll
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Durrësit/ PS miraton krijimin e
bashkia durres

DURRËS- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Durrësit është shoqëruar me debate mes këshilltarëve të opozitës dhe mazhorancës. Këta të fundit kanë nisur nga puna për krijimin e grupit të punës që do të merret me çështjen e legalizimit, por kjo është kundërshtuar nga opozita në mbledhje. Përfaqësuesit e opozitës e cilësuan procesin e legalizimit si një tentativë për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Për 12 vite Partia Socialiste nuk e ka zgjidhur çështjen e legalizimit që ka qenë e rëndësishme për banorët e Durrësit. Po e kërkoni 1 vit kontratë me Kadastrën që njerëzit të përplasen në dyert e bashkisë. Doni të ndërhyni në zgjedhje”, tha Dritan Burgija. Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, nisma u miratua vetëm me votat e maxhorancës.

Nga ana tjetër, maxhoranca tha se krijimi i kësaj njësie do të ndihmojë pushtetin vendor të shqyrtojë procesin, pasi janë 15 mije dosje legalizimesh që duhet të rivlerësohen. Si përfundim, nisma u miratua vetëm me votat e maxhorancvës. Vendimi se procesi i legalizimit do të udhëhiqet nga Bashkitë dhe jo më nga Kadastra u mor nga kryeministri Rama në korrik të këtij viti.

mbledhja e keshillit bashkiak durres

Sondazh

Poll