Politike

"Gara për drejtorin e policisë është një farsë", Salianji për dorëheqjen e Rrumbullakut: E detyruan të ikte se nuk mbuloi mirë skandalin e TIMS

Sipas demokratit zgjedhja e drejtorit të ri të policisë nuk ka kritere pikëzimi dhe as grade.

24 Shtator 2024, 15:08 Nga r.ll
"Gara për drejtorin e policisë është një
ervin salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i Elbasanit, Ervin Salianji e ka cilësuar si farsë garën për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. 

I ftuar në News24, Salianji tha se ish-drejtori Muhamet Rrumbullaku e detyruan të largohej dhe një nga arsyet e kësaj ishte se "nuk mbuloi mirë skandalin e TIMS". Sipas demokratit zgjedhja e drejtorit të ri të policisë nuk ka kritere pikëzimi dhe as grade.

“Gara për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë është farsë. Komisioni që përzgjedh kandidaturat është politik. Pikët do t’i vendosin këta. Rrumbullaku u largua se nuk e mbuloi mirë skandalin e TIMS. E kemi thënë në komisionin hetimor dhe koka e turkut do të ishte ai, i hoqën të gjithë ata që kishin të bënin me atë skandal. Ishte dorëheqje e detyruar. E detyruan. As nuk takohej më nga ministri, deri në momentin që dha dorëheqjen.

Dorëheqjen nuk e nxori Rrumbullaku, por Ministria. Gledis Nanos i kërKuan dorëheqjen, nuk e dha, u tha më shkarkoni, e shkarkuan dhe sot Gledis Nano merr rrogën si drejtor. Rrumbullakut i kanë lënë detyrën që të bëjë ndërhyrjen në TIMS, çedoi në mbulimin e ngjarjes dhe e larguan.

Zgjedhja e drejtorit të ri të policisë nuk ka kritere pikëzimi, as profesionale, as grade, është kot. Është tenderim te grupet kriminale se cili do të influencojë më shumë për zgjedhjen e drejtorit. Se kush do të jetë, po tua them emrin do të duhet sikur influencoj apo kam interes për kandidatët në garë. E gjithë gara është farsë. Një pjesë e madhe e këtyre që janë në garë do jenë drejtorë qarqesh. Aty kishte emra në kërkim, ai kishte hyrë aty, këta nuk e gjejnë. Ministri tha se do jetë gjeneratë e re, ku e di ministri? E kanë paracaktuar dhe thotë hajde të bëjmë një garë, ca emra.”, u shpreh Salianji. 

ervin salianji muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll