Politike

Komisioni Hetimor i Sterilizimit/ "Pyetjet e tua janë intimiduese," debat mes Vokshit dhe Ndrecës: Mos ma ngri zërin mua, mos guxo!

Shkak kanë qenë pyetjet që Vokshi i ka bërë dëshmitarit Genc Byrazeri, të cilat sipas Plarent Ndrecës janë quajtur intimiduese.

24 Shtator 2024, 12:07 Nga N.F
Komisioni Hetimor i Sterilizimit/ "Pyetjet e tua janë
Ndreca

TIRANË- Komisioni hetimor i Sterilizimit ka nisur me debate. Debati është zhvilluar mes kryetares së komisionit, Albana Vokshi dhe nënkryetarit, Plarent Ndreca.

Shkak kanë qenë pyetjet që Vokshi i ka bërë dëshmitarit Genc Byrazeri, të cilat sipas Plarent Ndrecës janë quajtur intimiduese. Kjo ka sjellë ngritjen e toneve me të dyve, duke kaluar edhe në kërcënime. Më tej ajo i ka kërkuar që të mos i ngrejë zërin.

Pjesë nga diskutimi:

Vokshi: Kush je ti që përcakton ligjin?

Ndreca: Po ti kush je? Ligjin e lexon ti por edhe unë. Pyetjet e tua janë sugjenstionuese dhe intimiduese. Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit

Vokshi: Të ka dërguar njeri ndonjë mesazh

Ndreca: Mos të ka dërguar ty! Nuk mund të lejojmë të bësh këto pyetje.

Vokshi: Mbaroje tani

Ndreca: Se kur mbaroj unë nuk të marr leje ty.

Vokshi: Mos ma ngri zërin mua! Mos guxo!

brian spahiu prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll