Sport

Djali i madh i Zidane tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

Enzo erdhi për të luajtur për Aves në 2019

24 Shtator 2024, 15:00 Nga DOSJA

Djali i madh i Zidane tërhiqet nga futbolli në moshën

SPANJE - Enzo Zidane, djali i madh i Zinedine Zidane, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë në moshën 29-vjeçare, siç ka zbuluar këtë të martë gazeta ‘As’.

Lojtari, i cili luajti për Aves në 2019, veshi fanelën e Fuenlabrada sezonin e kaluar, në Divizionin e Parë të RFEF (që korrespondon me Divizionin e 3-të), dhe që atëherë ka mbetur i papunë.

Pa arritur kurrë nivelin e babait të tij, Enzo, i cili ishte trajnuar edhe te Real Madridi, vendosi të linte futbollin për t'u fokusuar te tre vajzat dhe investimet e tij.

Vëllezërit më të vegjël janë ende aktivë, duke luajtur në Spanjë. Luca vesh ngjyrat e Granadës, Theo luan për Córdoba dhe Elyaz për Betis. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Shtator 2024, 14:08

José Mourinho gjobitet në Turqi...

TURQI - José Mourinho do të duhet të paguajë një gjobë prej rreth 4 mijë eurosh për mos pjesëmarrjen në ko...