Sport

José Mourinho gjobitet në Turqi...

Pas humbjes në shtëpi ndaj Galatasaray

24 Shtator 2024, 14:08 Nga DOSJA

José Mourinho gjobitet në Turqi...

TURQI - José Mourinho do të duhet të paguajë një gjobë prej rreth 4 mijë eurosh për mos pjesëmarrjen në konferencën për shtyp, pas humbjes 3-1 të Fenerbahçes në shtëpi ndaj Galatasaray, të shtunën e kaluar.

Sipas shtypit turk, trajneri e ka arsyetuar mungesën e tij, me konferencën e stërzgjatur për shtyp të trajnerit kundërshtar, Okan Buruk.

Pas kësaj humbjeje, Mourinho tani kërkon të ringjallë shpirtin e lojtarëve të tij, në mënyrë që të zbresë në këmbën e djathtë në Europa League. Skuadra do të përballet të enjten në Stamboll me belgët e Saint-Gilloise. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll