24 Shtator 2024, 15:43
Nga M.B
Antonio Guterres
NEW YORK- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi udhëheqësit botërorë se mosndëshkimi, pabarazi, paqartësia po krijojnë një “botë të paqëndrueshme”, ku një numër në rritje i shteteve besojnë se mund të kalojnë pa u ndëshkuar.
“Nuk mund të vazhdojmë kështu”, tha ai gjatë debatit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku po marrin pjesë presidentë, kryeministra, monarkë dhe udhëheqës të tjerë.
Duke përmendur thellimin e ndarjeve gjeopolitike, luftërat, ndryshimet klimatike e armët bërthamore, ai tha njerëzimi “po shkon drejt të paimagjinueshmes – një fuçi baruti që rrezikon ta përfshijë botën”. Por, tha ai, “sfidat që ne përballemi mund të zgjidhen” nëse komuniteti ndërkombëtarë përballet me rreziqet e paqëndrueshmërisë, pabarazisë, padrejtësisë dhe mosndëshkimit, që tha se minojnë ligjin ndërkombëtar dhe parimet themeltare të OKB-së.
Nisja e takimeve të udhëheqësve botërorë në OKB po ndodh në kohën kur në botë janë rritur ndarjet, po zhvillohen luftëra në Gazë, Ukrainë e Sudan, dhe ka rrezik edhe për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme. Në fjalim, ai paralajmëroi se Libani, ku Izraeli ditëve të fundit ka kryer sulme vdekjeprurëse ajrore, nuk duhet "të shndërrohet në një Gazë të re".
Ndërkaq, Guterres gjatë një fjalimi në “Samitin e të ardhmes” të mbajtur të dielën, tha se konfliktet në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe Sudan, por edhe sistemi i sigurisë globale po “kërcënohen nga ndarjet gjeopolitike dhe zhvillimet e armëve të reja”.
Në punimet vjetore të OKB-së, merr pjesë edhe presidenti amerikan, Joe Biden, që me gjasë do të jetë pjesëmarrja e madhe e tij e fundit në skenën botërore. Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve javën e kaluar se në punimet e OKB-së, SHBA-ja do të fokusohet në dhënien fund të luftërave në botë./ REL
okb
Bota
24 Shtator 2024, 15:22
M.B
Donald Trump Jr.
SERBIA- Donald Trump Jr., djali i kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka organizuar...
Bota
24 Shtator 2024, 15:18
E. D
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amrikan Donald Trump është bërë protagonist i një momenti pikant, në vijim të fushat&e...
Bota
24 Shtator 2024, 15:16
M.B
Olaf Scholz dhe Volodymyr Zelensky
SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar takime të rëndësishme gjatë qëndrimit...
Bota
24 Shtator 2024, 15:08
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- Moti i keq ka përfshirë sërisht Italinë, ku si pasojë janë zhdukur edhe dy persona. Mësohet...
Bota
24 Shtator 2024, 15:12
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në Liban, teksa Izraeli ka vazhduar ...
Bota
24 Shtator 2024, 14:39
N.F
Petkoviç
SERBI- Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar së fundmi në lidhje me deklaratat e zëdhënë...
Bota
24 Shtator 2024, 14:44
r.ll
foto e trafikut
BEJRUT- Libani është futur në kaos ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e tij ndaj pozicioneve të Hezbollahut në t&...
Bota
24 Shtator 2024, 14:39
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Sipas Regjistrit Qendror të të Huajve në Gjermani jetonin në fund të gjashtëmujorit të par&eum...
Bota
24 Shtator 2024, 13:07
r.ll
volodymyr zelenskyy
SHBA- Presidenti i Ukrainë Volodymyr Zelenskyy ka thënë gjatë një interviste se lufta me Rusinë ësht...
Bota
24 Shtator 2024, 12:58
N.F
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka marrvë pjesë sot në...